Connect with Us

NATO uron 10 vjetorin e anëtarësimit/ Përfitime dhe përgjegjësi për sigurinë e përbashkët

Bota

NATO uron 10 vjetorin e anëtarësimit/ Përfitime dhe përgjegjësi për sigurinë e përbashkët

Publikuar

-

Në faqen zyrtare të NATO-s është uruar 10 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë.

Në deklaratën e saj, thuhet se këto dy vende ndajnë përfitime dhe përgjegjësi për sigurinë e përbashkët.

“Para 10 vitesh, më 1 Prill të 2019 Shqipëria dhe Kroacia plotësuan procesin e pranimit dhe iu bashkuan Aleancës si anëtarë.

Duke u bërë anëtarë të NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia ndajnë përfitime dhe përgjegjësi për sigurinë e përbashkët”,- shkruhet në faqen zyrtare të NATO-s. /CNA.al

nato
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Tërmet i fuqishëm/ Lëkundet ishulli grek

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fortë ka lëkunduar pak më herët ishullin grek të Zakinthos. Mësohet se tërmeti ishte i magnitudës 4.9 ballë.

Tërmeti ka patur epiqendër në detin Jon, 30 kilometra nga qendra e Zakinthos. Paraprakisht nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E rëndë/ Vajza 13 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një vajzë 13 vjeç ka rënë nga ballkoni i katit të dytë  të banesës aksidentalisht.

Vajza është dërguar në spitalin e Gostivarit “Ferid Murat” me lëndime të shumta në trup.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Macron: Një politikë e re migracioni për Europën

Publikuar

-

Nga

Bashkim Europian ka vite që grindet për migrantët. A do t’ia dalë njeriu më aktiv në politikën europiane momentalisht, presidenti francez, Emmanuel Macron ta ndryshojë më në fund gjendjen?

Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon një politikë migracioni më efikase në Europë. Mungesa e ujdisë për kompetencat e përgjegjësitë e ka penguar në të shkuarën politikën për të penguar lëvizjet masive dhe shpërndarjen e refugjatëve, ka thënë presidenti Macron pas takimit me kryeministrin italian, Giuseppe Conte në Romë. Ai shprehu besim në arritjen e mundshme të një mekanizmi shpërndarës automatik në Europë. “Ka një “dritare mundësish” për arritjen e një pozicioni të përbashkët, “me qëllim që të gjitha vendet të marrin pjesë në një ose në një formë tjetër të solidaritetit europian ose të ndëshkohen financiarisht”, tha ai.

Giuseppe Conte dhe Emmanuel Macron

Vizita e parë

Emmanuel Macron është politikani i parë i nivelit të lartë nga Europa që viziton qeverinë e re të të majtës dhe qendrës në Itali. Ai u takua edhe me kreun e shtetit, Sergio Mattarella. “Kjo miqësi është e pashkatërrueshme”, tha Macron për marrëdhëniet italiano-franceze. Nën qeverinë e mëparshme të Lëvizjes së Pesë Yjeve me djathtistët e Matteo Salvinit marrëdhëniet mes dy vendeve u ftohën, pasi zëvendëskryeministri, Luigi di Maioi i bëri një vizitë lëvizjes protestuese të Jelekëverdhëve. Kjo nuk u pa me sy të mirë nga qeveria në Paris.

Në bisedimet në Romë bëhet fjalë edhe për situatën në Libi. “Ne punojmë së bashku për stabilizimin e vendit”, tha kryeministri Conte, i cili më parë kishte ftuar kryeministrin libian, Fajis al-Sarradsh në Romë./ DW

LEXO TE PLOTE