LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jeni shtatzënë? Ja nga çfarë duhet të hiqni dorë përfundimisht

1 Prill 2019, 14:10, Lifestyle CNA
Jeni shtatzënë? Ja nga çfarë duhet të hiqni dorë

Të gjitha e dimë që duhet të heqim dorë nga shumë gjëra,pavarësisht se për shumicën e grave shtatzënia konsiderohet si periudha më magjike e jetës.

Jo sushi, jo alkool dhe sigurisht jo cigare.Si fillim duhet të dini nëse mund ta bëni diçka të tillë gjatë atyre 9 muajve.

Ndoshta kishit shpresa për një tjetër përgjigje, por jo. E mira është të prisni derisa bebushi të lindë. Në fakt, je ose jo shtatzënë, gjëja e parë më e rëndësishme për të bërë një tatuazh është higjena. Mjafton vetëm një pakujdesi e vogël për të marrë infeksione të rënda, që më pas t?i transmetohet edhe bebit.

Rreziku më i madh mbeten 3 muajt e parë të shtatzënisë. Gjatë kësaj kohe, organet e bebit kanë formimin më të shpejtë dhe në mënyrë absolute nuk lejojnë që nënat të bëjnë tatuazh në trupin e tyre. Ndonëse rreziku vjen duke u pakësuar, gjëja më e mirë është të prisni. Janë vetëm 9 muaj.

Burimi: Women’s Health

Lajmet e fundit nga