LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ironia/ Me Kryemadhin në krah, flet për vjedhje votash   

1 Prill 2019, 12:53, Aktualitet CNA
Ironia/ Me Kryemadhin në krah, flet për vjedhje votash   

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar sërish sot në lidhje me akuzat e opozitës, për vjedhjen e votave.

Nga studio e News 24, Balla ndërsa ironizoi opozitën, tha se ?Të kesh Kryemadhin në krahë dhe të ankohesh për vjedhje votash nuk të shkon.?

Më tej, ai theksoi se zgjedhjet në 2017 janë certifikuar nga ODIHR

?Sot për cilësinë e zgjedhjeve të gjitha institucionet e tjera marrin e lexojnë raportin e ODIHR dhe ODIHR ka certifikuar zgjedhjet. Basha i pranoi zgjedhjet e 2017. Nuk ka sot një provë që të bëjë pis rezultatin e zgjedhjeve të 2017. Lëri thashetheme jo i tha Niçja, e ëma, babai. Sa për dosje prokuroria ka detyrimin që t?i shkojë deri në fund, që ka përdorur para për të blerë votat. Por ju e dini në raportin e OSBE-ODIHR, në ka një rast për blerje votash është një rast i përfaqësuesit të LSI-së?, u shpreh Balla./ CNA.al

Lajmet e fundit nga