LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gjest i ulët!/Pasi Flori dhe Sabriu thumbuan njëri-tjetrin, reagon Ermal Fejzullahu

1 Prill 2019, 11:59, Lifestyle CNA
“Gjest i ulët!/Pasi Flori dhe Sabriu thumbuan njëri-tjetrin,

Vetëm para pak ditësh dy këngëtarët, Sabri Fejzullahu dhe Flori Mumajesi ishin në qendër të mediave për konfliktin e tyre ?virtual?.

Përgjatë një interviste, Fejzullahu pohoi se shumë këngëtarë blejnë klikimet e klipeve, dhe si shembull përmendi Flori Mumajesin, i cili sipas tij për një ditë ka marrë 3 milion klikime.

Mirëpo Flori nuk ndenji duarkryq dhe reagoi përmes një postimi në Instagram duke iu referuar këngëtarit me fjalët: ?Pse be axha Sabri kapesh me mu??

Deri më tani, Sabriu nuk ka reaguar publikisht, mirëpo djali i tij, gjithashtu këngëtar, Ermal Fejzullahu, i cili pritet që së shpejti të bëhet baba për herë të katërt ka thënë disa fjalë për Florin.

Përgjatë një interviste në emisionin ?1 kafe prej shpisë? këngëtari dukej  shumë i zhgënjyer teksa u shpreh: ?Më ka ardhur keq për atë që ka ndodhur. Më ka ardhur keq nga të dy palët. Një plak 75-vjeçar ndoshta e nxjerr ndonjë llaf pa lidhje, por më ka ardhur shumë keq nga kolegu, nga Flori, që ka bërë një reagim që nuk i ka pasur hije, duke pasur parasysh moshën, karrierën e tij, zhargonin që e kishte përdorur në atë postimin, më është dukur e ulët. Unë e kam kontaktuar personalisht dhe i kam thënë, të lutem, të kesh parasysh që babai im ka atë moshë, fshije fare atë postim. Më është dukur shumë gjest i ulët. Mirëpo sido që të jetë, jeta është e gjatë, i uroj atij sukses edhe shëndet.?

Lajmet e fundit nga