LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fiks Fare” publikon skandalin/ Seks dhe drogë nëpër lokale

1 Prill 2019, 19:49, Aktualitet CNA
“Fiks Fare” publikon skandalin/ Seks dhe drogë nëpër

Në disa prej lokaleve në qendër të Fierit të afrohet seks kundrejt pagesës. Mjafton t?i frekuentosh këto lokale e më pas të bësh kërkesën, vajzat t?i gjejnë vetë pronarët e lokaleve të cilët fusin në xhep pjesën e tyre të fitimit. Pagesat variojnë nga 5 mijë lekë deri në 10 mijë të reja. Fiks Fare faktoi se përveç prostitucionit në këto lokale mund të gjendet fare lehtë edhe drogë.

Fiks Fare nisi investigimin pas shqetësimit të banorëve të qytetit të Fierit të cilët telefonuan në redaksinë e këtij emisioni. Fillimisht gazetarët vajtën në lagjen e ? Zogut të Zi?, ku me ndihmën e bashkëpunëtorëve gjetën edhe lokalin, ku një vajzë 23 vjeçe nga një fshat i Vlorës, vinte dhe prostituonte çdo ditë. Lokali menaxhohej nga një zonjë e cila ishte rreth 55 vjeçe, e teksa ajo edhe shërbente, vajza përdorej si ? karrem? kryesisht për njerëz të moshës ë tretë, që vinin në këtë lokal. Ndërsa vajza lëvizte sa në një tavolinë në tjetrën, pronarja e lokalit shërbente, duke u afruar pije të ndryshme me çmime tre deri në pesë herë më të larta së në treg frekuentuesve të lokalit.

Bashkëpunëtorët e Fiksit kërkuan fillimisht një pazar nga pronarja e lokalit, por kjo nuk vendosi Pazar pasi atë e dinte vetë vajza e cila prostituonte. Pronarja thjesht merrte përqindjen e saj në fund dhe linte orarin e takimit. Gjatë bisedës me gazetarët e Fiksit, 23 vjeçarja nga Vlora u kërkoi gazetarëve 5 000 lekë për të bërë seks në një hotel jo shumë larg lokalit ku ajo qëndronte. Pas insistimit të gazetarëve për uljen e çmimit, vajza nga Vlorë shprehet ? me 1500 lekë është një tjetër më poshtë që punon, për kaq nuk ja vlente?. Pas shumë insistimesh ajo pranon të ulë pazarin në 3000 mijë lekë duke lënë takim ditën e nesërme në ora 18:00 për të kryer marrëdhënie seksuale. Ajo gjithashtu parapërgatit klientin se 3000 mijë lekë i do ajo dhe 1000 lekë hoteli. ? Totali të shkon 4000 mijë? shprehet ajo. Por gjatë bisedës me gazetarët vajza është shprehur se ishte përdoruese e drogës dhe se mund ta siguronte shumë lehtë atë. Ajo mund të gjente kokainë të pastër, pasi sipas saj e tregtonte një kushëriri i saj, i cili momentalisht ndodhej në Greqi. Madje ajo u tregon gazetarëve se sa kushton edhe një gram kokainë ?një gram kokainë e pastër kushton 8000 lekë, e droga vjen nga Kolumbia? shprehet ajo.

Jo shumë larg nga kjo lagje vetëm 200 metra larg Bashkisë së Fierit, në një tjetër lokal mund të kishe marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Aty prostituonte një femër rreth të moshës 35 vjeç. Në lokal ishin pronarë dy bashkëshortë, të cilët ofronin ambientet e lokalit për t?i shfrytëzuar për seks kundrejt një tarife 500 lekë. Me të ardhur gruaja që prostituonte në këtë lokal, pronarja e lokalit, i drejtohet bashkëpunëtorit të Fiksit, ? erdhi, shko?. 500 lekëshi ishte si tarifë për ambientet që ofronte ky çift klientëve të 35 vjeçares. Kurse tarifa e punëtores së seksit ishte 1000 lekë dhe kur bashkëpunëtori i Fiksit e pyet nëse janë pak ajo përgjigjet shkurt ? janë ok?.

Gjithçka ndodh gjatë ditës, pa u bezdisur nga policia.

Bisedat

Dita e parë, tek lokali tek ?Zogu i Zi? Fier

Bashkëpunëtori i fiksit ? Atë çupën do ma gjesh ti mua?

Pronarja e lokalit ? Sonte jo

Bashkëpunëtori i fiksit ? Të vij unë nesër

Pronarja e lokalit ? Nesër po sonte jo. Mos fol në sytë të këtyre. Ty o do të gjejë një çupë të mirë që të q.;.. p.. ose bëhet nami

Bashkëpunëtori i fiksit ? Ky është i vogël, do ti heqësh virgjërinë

Bashkëpunëtori i fiksit ? Të vij edhe unë nesër

Pronarja e lokalit ? Të marrë në telefon vetë për ato gjëra. Kam ustain, po pse nuk dua lekë unë? Ishim kënaqur me çupën e vogël.

Bashkëpunëtori i fiksit ? Mua sa do ma lësh?

Pronarja e lokalit ? Nuk di gjë unë di gjërat vetë ajo. Do vish nesër.

Dita e dytë

Pronarja e lokalit ?Zemër rri me çunat.

Fiksi ? Ça bën?

Vajza ? Hiç ore në shtëpi

Fiksi ? Pse në shtëpi, pse nuk rri në punë?

Vajza ? Çfarë do bëj në punë, nuk jam mësuar me punë unë.

Fiksi ? sa vjeçe je?

Vajza ? 23 mbush tani në shtator.

Bashkëpunëtori i fiksit ? Është kushëriri imë, sa merr? Sa, 5 (pesëdhjetë mijë lekë )?

Vajza ? Po ( pohon me kokë) ok

Bashkëpunëtori i fiksit ? 10

Vajza ? Çarë ore?

Bashkëpunëtori i fiksit ? Është nxënës shkolle kiu ka ai?

Vajza ? ka një qik më tutje me 15

Bashkëpunëtori i fiksit ? E fundit fare, sa?

Vajza ? Është gjë e sikletshme nuk ja vlen. 30 hajde. Sot pasdite ora 18.00. Një 30 mua, ven 40 me gjithë hotelin.

Bashkëpunëtori i fiksit ? 40 të gjitha.

Fiksi ? Sa e latë pazarin

Vajza ? 30 e lashë.

Fiksi ? Nga je?

Vajza ? Nga Vlora, Tëbaçi.

Fiksi ? Vjen çdo ditë?

Vajza ? Po

Pronarja e lokalit ? Në çfarë orë do vini juve?

Bashkëpunëtori i fiksit ? Në 16.30 ? 17.00

Pronarja e lokalit ? Mirë mami., haj ato fët, fët.. Në 16.00 të jenë këtu mbazdite në rregull.

Bashkëpunëtori i fiksit 2 ? Hotelin do ta gjeshë vetë apo?

Vajza ? I njoh hotelet.

 

??????..

Bashkëpunëtori i fiksit 2 ?Drogë pi?

Vajza ? Po

Bashkëpunëtori i fiksit ? Nga e gjen?

Vajza ? Po e blejë

Bashkëpunëtori i fiksit ? Ku e gjen se dua të marrë edhe unë?

Vajza ? kam kushëririn.

Bashkëpunëtori i fiksit ? Ku e ke ?

Vajza ? Në Vrion.

Bashkëpunëtori i fiksit 2 ? Sa e pastër është?

Vajza ? 100 %

Bashkëpunëtori i fiksit ? Nga vjen?

Vajza ? Nga Kolumbia.

Bashkëpunëtori i fiksit ? Nga Italia e sjell?

Vajza ? Nuk e di, kushëriri imë është në Greqi.

Bashkëpunëtori i fiksit ?Grami sa është?

Vajza ? 1 gram 80

Bashkëpunëtori i fiksit ?Më tha kjo për 100% të pastër kokainë

Fiksi ? Kua ka të jap lekët tani?

Vajza ?Nuk ka është në Greqi ai kushëriri im.

 

Rasti i dyte

Pronarja e lokalit ? Po është rruga andej mor çun

Bashkëpunëtori i fiksit ? Ku, në fshat?

Pronari i lokalit ? Po lërë atë muhabet tani

Pronarja e lokalit ?Në fshat, në B?

Pronari i lokalit ?Pu, pu, pu

Pronarja e lokalit ? Po ti e hape muhabetin se hapa unë.( vjen vajza). Mirë vëlla, ikë se të vajti vonë. Hajde të jap unë rrobat.

Bashkëpunëtori i fiksit ? Hajde flori hajde?

Vajza ? Nga humbe?

Bashkëpunëtori i fiksit ? Këtu po ti nga humbe? Ke kohë ti?

Vajza ?Po çohu jam gati.

Bashkëpunëtori i fiksit ? Të jap 5000 unë( pesë mijë lekë të vjetra pronares së lokalit) Urdhëro 10 000 lekëshin( lekë të vjetra) zemra e vogël. Doje më shumë?

Vajza ? Jo, jo dhjetë mijë lekë

Bashkëpunëtori i fiksit ? Radhën e parë më the shumë pak.

Vajza ? Ishte radha e parë.

Pronari i lokalit ? Faleminderit shumë

Bashkëpunëtori i fiksit ? Asnjë gjë faleminderit ty

Pronarja e lokalit ? Mos bëj zë?

Bashkëpunëtori i fiksit ? Pa merak

Pronarja e lokalit ? As me çupat këtej e andej

Bashkëpunëtori i fiksit ? Ore as ke punë as unë me ty as ti me mua.

Pronarja e lokalit ? Do pishë gjë?

Bashkëpunëtori i fiksit ? Ika mirupafshim

Lajmet e fundit nga