Connect with Us

Ekzekutimi i dy vëllezërve/ Klodiana Lala zbardh detajet e reja

Aktualitet

Ekzekutimi i dy vëllezërve/ Klodiana Lala zbardh detajet e reja

Publikuar

-

klodiana lala

Gazetarja, Klodiana Lala, ka zbuluar detaje rreth vrasjes së dy vëllezërve Bilali në qytetin e Shkodrës.

Sipas Lalës në 2-4 km përpara vendit ku janë vrarë vëllezërit nuk ka funksionuar asnjë nga kamerat e sigurisë.

“Në zonën ku ka ndodhur ngjarja, pas 3-4 km, më rezulton se nuk ka funksionuar asnjë nga kamerat e sigurisë. Prandaj më lindin dyshimet se pas kësaj ngjarje është një grup i sofistikuar. Që Policia e Shtetit të godasë grupin kri9minal duhen prova, që ata nuk i kanë. Prandaj me të drejtë në këtë rast Policia kërkon ndihmën e qytetarëve”,-tha Lala në “Byro Politike”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit përçajnë PD-LSI/ Shehi: Të hyjmë me lista më vete

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit përçajnë PD-LSI/ Shehi: Të hyjmë me lista më vete

Kreu i Lëvizjes për Zhvillimin Kombëtar Dashamir Shehi tha se në zgjedhjet e 25 prillit,  do të ishte mirë që opozita të kishte një listë dypalëshe: LSI me aleatët e vet, ata që  janë më afër të majtës dhe PD-ja me të djathtët e vet, me një listë tjetër.

Në lidhje me koalicionet opozitare në një listë të përbashkët, Shehi tha se për opinionin publik, sigurisht që një listë e përbashkët siguron një projeksion force.

Sipas tij, qëllimi i opozitës është rrëzimi i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Andej është Rama, këndej janë të gjithë bashkë dhe nuk do shikoja gjë të keqe. Por në rastin konkret për arsye taktike, meqë këtu ka  pretendime shumëpalëshe, unë do të pranoja dhe një listë dypalëshe. LSI me aleatët e vet, ata që  janë më afër të majtës dhe PD-ja me të djathtën e vet me një listë tjetër, por gjithsesi brenda një harku të madh opozitar me një marrëveshje të madhe politike parazgjedhore dhe paszgjedhore, që do hyjë bashkë kundër qeverisë së rilindjes dhe do dalë bashkë për të bërë qeverinë e re që do të bëjë përmbysjen në Shqipëri”, theksoi Shehi për “ATSH”.

LEXO EDHE:  Breshëri plumbash në Durrës/ Zbardhen detajet e para, disa të shoqëruar

LEXO EDHE:  E rëndë/ Ekzekutohet para shtëpisë ish-avokati i Millosheviçit

Në lidhje me heqjen e koalicioneve parazgjedhore, Shehi tha se kjo u bë nga Rama për të marrë pushtet për të fituar 3-4 deputetë të cilët nga skema, nga taktikat elektorale, nga ky ligj që është sot i përfiton ai

Ky ligj është i gabuar dhe mua më vjen keq që ne si  opozitë nuk ishim të zotët të shtymë deri në fund për ta  rindërtuar ligjin. Një ligj të mirë jo vetëm për opozitën, por për të gjithë shqiptarët, dhe  praktikisht po hyjmë në zgjedhje me një ligj, pak a shumë si i vjetri. Sigurisht kemi marrë disa garanci më tepër për numërimin e votave, ruajtjen e votave por produkti është i cunguar”, tha Shehi./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zhvilluan ceremoni mortore dhe festa/ Gjobiten 4 lokale në Krujë dhe Durrës

Publikuar

-

Nga

Zhvilluan ceremoni mortore në kohë pandemie/ Gjobiten 4 lokale në Krujë dhe Durrës

4 subjekte, 2 në Durrës dhe 2 në Krujë janë gjobitur pasi kanë shkelur masat anti-COVID, duke organizuar festa dhe ceremoni mortore.

Në Krujë ka marrë gjobë suubjekti në pronësi të shtetasit  S. RR., në fshatin Larushk, Krujë dhe subjektin në pronësi të shtetasit A. F., në Arrmeras, Krujë, pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatuan duke organizuar ceremoni mortore. Gjithashtu në Durrës, janë ndëshkuar subjekti në pronësi të shtetasit K. P., i cili gjatë kontrollit u konstatua i hapur, jashtë orarit të përcaktuar për mbylljen e subjekteve.

Në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, subjekti me menaxher shtetasin  M. K., i cili me rastin e festave kishte organizuar një event, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për parandalimin  e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë, 2 subjekte në Krujë dhe 2 në Durrës, pasi u konstatuan në kundërshtim me Aktin Normativ.

Stukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë gjatë 24 orëve të fundit, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secilin, 2 subjekte në Krujë:

LEXO EDHE:  “Sot do të flisnim për dëshmorë”/ Deklarata tronditëse e Artan Hoxhës, çfarë ndodhi në Elbasan

LEXO EDHE:  Lëvizjet në Prokurorinë e Përgjithshme/ Klodiana Lala tregon çfarë po ndodh

Subjektin në pronësi të shtetasit S. RR., në fshatin Larushk, Krujë dhe subjektin në pronësi të shtetasit A. F., në Arrmeras, Krujë, pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatuan duke organizuar ceremoni mortore.

Gjithashtu në Durrës, janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 subjekte:

Subjekti në pronësi të shtetasit K. P., i cili gjatë kontrollit u konstatua i hapur, jashtë orarit të përcaktuar për mbylljen e subjekteve.

Në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, subjekti me menaxher shtetasin M. K., i cili me rastin e festave kishte organizuar një event, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ndërkohë janë sekuestruar kamerat në këtë subjekt, për të bërë të mundur identifikimin e personave pjesëmarrës në këtë event, të cilët do të ndëshkohen me masë administative për thyerjen e masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

76-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë/ Ambasada e SHBA uron me vargjet e Naim Frashërit

Publikuar

-

Nga

76-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë/ Ambasada e SHBA uron me vargjet e Naim Frashërit

Me vragje të poetit të madh Naim Frashëri, ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë.

Përmes një postimi të shpërndarë në  faqen zyrtare, theksohet se SHBA nderon ditën e Çlirimit të Shqipërisë.

“Me këto vargje frymëzuese nga poeti i madh Naim Frashëri, ne nderojmë Ditën e Çlirimit të Shqipërisë”, shkruan ambasada./CNA.al.

LEXO TE PLOTE