LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djegia e mandateve dhe Luli në zgjedhje

1 Prill 2019, 09:54, Aktualitet CNA
Djegia e mandateve dhe Luli në zgjedhje

Opozita prej disa muajsh dogji mandatet e saj të deputetëve, duke dalë nga parlamenti dhe duke ju rikthyer retorikës politike të çadrës së dy viteve më parë.

Fillimisht kjo ngjarje e paprecedentë politike u pa me entuziazëm jo vetëm nga militantët, por edhe nga disa radikalë të majtë që ushqejnë me ide të tilla kreun e PD-së.

Në fakt kjo lëvizje e Lulzim Bashës ka qenë vetëm për një arsye, për të mundur që të rreshtojë pas vetes së tij, strukturat e Partisë Demokratike, për të bashkuar bazën e shpartalluar të PD-së, të cilën kishte gjashtë vite, që e sulmonte, e akuzonte dhe e keqpërdorte.

Është ndoshta i vetmi kryetar në historinë politike, i cili është kundër bazës së tij. E përçan për ta sunduar, fut në konflikt dhe kur shikon se tashmë struktura është e shpartalluar ai nuk ka më zgjidhje tjetër, përveç se të radikalizohet për të bërë të mundur që të ndiqet nga pas, nga demokratët.

Por, nga ana tjetër kjo duket se do të ketë një kosto të madhe politike për Lulzim Bashën. Radikalizimi i ka mbyllur dyert nga ndërkombëtarët, megjithëse Basha mund të ketë fituar deri tani strukturat e PD-së.

Ju çoi Ennon, Ristanin, Salianjin e kë mundi në bazë. Zgjodhi kë donte kryear dege e në kryesi, zhvilloi dy herë zgjedhje në bazë dhe ende si ka përfunbduar, akoma ka degë pa zgjedhje dhe kryetarë të komanduar.

I ndodhur përballë një rënie të pandalshme dhe braktisje Lulzim Basha gjeti djegien e mandateve si akt radikal që bashktonte militantet rreth tij, por bëri sikur harroi jo Ramën, por aktorin kryesor politik në vend, ndërkombëtarët.

Deri tani asnjë institucion, ambasador apo përfaqësues i institucioneve ndërkombëtare nuk ka mbështetur djegien e mandateve nga opozita, por mbështet protestat paqësore dhe debatin parlamentar.

I vetmi i fituar në këtë situatë të krijuar është sërish Basha, i cili ka mundur që të sigurojë më shumë mbështetje në struktutrën e partisë dhe të ndalë përkohësisht rrjedhjet e saj. Por, zgjatja e agonisë dhe fakti se çdo javë Luli e ?rrëzon? Ramën, por ai prapë është kryeministër po e bën qesharak në bazë dhe po vret shpresat e tyre, që i ndez me tymuese përpara parlamentit apo bojë mbi institucione.

Nga ana tjetër djegia e mandateve ka sjellë mjaft pakënaqësi nga strukturat e larta të PD-së. Edhe mbështetësit kryesorë të Bashës tashmë kanë filluar të jenë kritikë me të.

Ka apo jo një 17 maj të dytë, tashmë nuk ka më rëndësi. Basha betejën për të fituar bazën tashmë e ka të sigurtë, por vështirë se e mban dot pas vetës. Me një protestë në muaj dhe ca bojë kundër Ramës, shumë shpejt do fillojë ta humbasë sërish. Atëherë ndoshta mund të ketë zgjedhje, të cilat nuk janë shpresëdhënëse për të./ CNA.al

Lulzim Basha braktis revolucionin/ Fillon fushatën?!

Lajmet e fundit nga