LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ditmir Bushati flet për rrugën drejt BE-së/ Mbetemi larg objektivit

1 Prill 2019, 11:50, Aktualitet CNA
Ditmir Bushati flet për rrugën drejt BE-së/ Mbetemi larg

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kujtuar sot marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-ministri Bushati shkruan se ?Si sot 10 vjet më parë hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Ëalter Hallstein, një prej etërve themelues të Bashkimit Europian, njëkohësisht President i Komisionit Europian, do t?i përshkruante marrëveshjet e asociimit ?si një marrëveshje më shumë se sa thjesht tregtare dhe më pak se sa një marrëveshje anëtarësimi?.

Sipas Bushatit, marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, si marrëdhënia më e lartë angazhuese ndërmjet Shqipërisë dhe BE, parasheh një afat 10 vjeçar indikativ, të ndarë në dy faza 5+5, për të përgatitur gradualisht anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Më tej, Bushati thekson se edhe pse janë hedhur hapa të rëndësishëm përpara, mbetemi shumë larg objektivit.

?Që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, kemi hedhur hapa të rëndësishëm përpara, me marrjen e statusit të vendit kandidat, marrjen e rekomandimit të qartë të Komisionit Europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim dhe vendimmarrjen e BE-së për nisjen e procesit ?screening? dhe kalendarin e bisedimeve.

Edhe pse pogresi gjatë kësaj dekade është i pamohueshëm, mbetemi larg objektivit të përcaktuar në marrëveshje. Në Shqipëri, në dallim prej shumë vendeve të tjera, nuk ka asnjë forcë politike që të kundërshtojë procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Mirëpo kjo nuk mjafton.?-shkruan Ditmir Bushati.

Po ashtu ai thekson se ?Politika ditore ka triumfuar shpesh mbi interesin kombëtar, duke injoruar një fakt kokëfortë: nevojën jetësore të shoqërisë për të qenë pjesë e vlerave dhe standardeve europiane.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga