Test/ Kush e ka thyer vazon? – CNA
Connect with us

Aktualitet

Test/ Kush e ka thyer vazon?

Publikuar

-

test kush e theu vazon

Fëmija   A

Me shumë mundësi ky fëmijë ka qenë zgjedhja juaj e parë. Ndërkohë që të tjerët janë duke parë, ai ka anuar kokën si të ndjehej keq. Mund të  ketë mundësi që ai të jetë duke mbuluar dikë tjetër ndaj duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje këtij detaji.

Fëmija B

Vajza nën B është më e madhja prej fëmijëve, mbase është ajo që kujdeset për vëllezërit dhe motrën e vogël. Shih fëmijën A, ai duket si fajtor dhe ajo e mbështet me heshtje.

Fëmija C

Fëmija C, duket sikur fsheh diçka. Ai ka një gjuhë trupi  të veçantë. Shih si i mban duart të futura në xhep, sikur kërkon të fshehë emocionet e tij.

Fëmija D

Fëmija D, është duke u fshehur pas të ëmës dhe e sheh vazon me dyshim. Kjo tregon që e ka frikë vazon siç tregon që mund të jetë ajo që e ka thyer, ndaj dhe fshihet pas të ëmës./CNA.al

Aktualitet

Transferimi i madh, shqiptari 18-vjeçar bashkohet me Bayernin e Mynihut

Publikuar

-

By

Bajerni i Mynihut ka mbyllur me sukses negociatat me klubin e Shtutgartit për kartonin  Leon Dajakut. Sulmuesi 18-vjeçar ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur në Bundesligën U19, ku shënoi 17 gola dhe regjistroi 7 asiste në një sezon ku skuadra u ndal në finalen e kompeticionit nga Borusia e Dortmundit, shkruan “Sport Ekspres”.

Sipas “BILD”, Dajaku do të kryejë ditën e sotme vizitat mjekësore dhe pak orë më vonë marrëveshja do të marrë formë zyrtare. I riu me origjinë shqiptare pritet të aktivizohet me skuadrën rezervë të Bajernit që sezonin e ardhshëm militon në Bundesliga.3.

Shuma që bavarezët paguan për kartonin e 18-vjeçarit raportohet të jetë tek përafërsisht 1.5 milionë euro. Transferimi i Dajakut çon në tre numrin e lojtarëve shqiptarë te Bajerni i Mynihut. Krahas 18-vjeçarit pjesë e Bajernit janë dhe Meritan Shabani dhe Marvin Çuni.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Horoskopi ditor 16 korrik 2019/ Zbuloni surprizat e ditës së sotme për 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Dashi

Kjo e martë do të jetë e mbushur me tensione dhe diskutime, si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Gjithçka për shkak të ndikimit të Saturnit. Mundohuni që të gjeni rrugën, në mënyrë që pavendosmëria juaj të mos ju bëjë që të humbni ndonjë mundësi të mirë.

Demi

Ju pret një ditë pozitive gjatë së cilës do të përballeni me disa projekte të cilat do të marrin jetë, por duhet të ecni përpara me kurajo dhe vendosmëri, pasi jeni në rrugën e duhur. Do të jeni më të qetë në raport me më parë, pasi do të kuptoni se ky ndryshim, do të jetë në të mirën tuaj.

Binjakët

Ka ende një sërë problemesh që kërkojnë zgjidhje sa i takon jetës tuaj personale dhe sidomos asaj profesionale. Kjo gjë do të bëjë që të lini pas dore ndjenjat, por mund të ketë debate dhe tensione të shumta.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite mund të mos prekeni nga disa probleme që nuk kanë gjetur ende zgjidhje. Sa i takon ndjenjave, do të ndjeni dëshirën për të konfirmuar një dashuri dhe për të përjetuar momente pasioni. Kush prej pak kohësh i ka dhënë fund një lidhjeje, mund të ndjejë dëshirën për tu kthyer pas.

Luani

Dashuria do të jetë në plan të parë gjatë kësaj dite. Ekziston mundësia që ajo e cila deri pak kohë më parë ishte miqësi, të transformohet në diçka më shumë. Kjo është një periudhë e bukur e cila do ju dominojë, por bëni kujdes që të mos imponoheni.

Virgjëresha

Do të përfshiheni nga ngjarjet e ditës, duke mos arritur që ta keni veten nën kontroll. Nëse diçka nuk ecën siç duhet mos u dekurajoni, periudha në vijim do të jetë shumë herë më e mirë.

Peshorja

Mundohuni që të mos dekurajoheni nga asgjë dhe të shikoni përpara me optimizëm, ndonëse mund të jeni duke jetuar një periudhë jo shumë të favorshme. Lidhur me ndjenjat do të keni ende shumë dyshime, ndaj bëni mirë që ti sqaroni sa më parë.

Akrepi

Sa i takon të lindurve të kësaj shenje mund të përballen me momente tensioni në sferën profesionale. Ata që janë duke përjetuar një histori të re dashurie, ndoshta nuk ndihen gati për të dhënë garanci. Këshillohet që të shmangni në maksimum polemikat.

Shigjetari

Ju pret një ditë gjatë së cilës duhet të shmangni çdo shpenzim të tepërt dhe ku duhet ti bëni mirë llogaritë. Mjaft e favorizuar është sfera sentimentale, edhe për ata që janë vetëm. Po ashtu mjaft të favorshme janë takimet dhe një miqësi e lindur prej pak kohësh mund të transformohet në dashuri. Kjo është një periudhë shumë e mirë për të bërë projekte afatgjata.

Bricjapi

Sa i takon të lindurve të kësaj shenje, do të përballen me probleme në sferën sentimentale, por edhe me konflikte. Kush prej pak kohësh ka mbyllur një histori dashurie, do të jetë i dominuar nga kujtimet e trishta. Sa i takon sferës profesionale, nuk do të ketë zhvillime, pasi ndryshimet do të ndodhin vetëm në vjeshtë.

Ujori

Mund të ndiheni disi të lodhur, për shkak të angazhimeve të fundit me të cilat jeni përballur. Fatkeqësisht, shpesh ndjesia e të mos qenit të vlerësuar siç doni, do të bëjë që të mos ndiheni mirë, shkruan noa.al. Mundohuni vetëm që të mos përfshiheni në polemika dhe të mos debatoni për punën, të paktën deri të premten, kur situata do të ndryshojë.

Peshqit

Për të lindurit e kësaj shenje Paolo Fox parashikon probleme të vogla ligjore apo lidhur me një gabim që keni bërë në të kaluarën. Vijon të jetë një periudhë lufte por mos u dorëzoni, pasi në fund do të dilni fitimtarë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shënohet viktima e tretë/ Hidhet nga kati i nëntë 61-vjeçari

Publikuar

-

By

Tre raste vdekjesh janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ndërsa dy viktima u regjistruan nga aksidentet rrugore, njëri në Divjakë dhe tjetri në Golem, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Sipas informacioneve zyrtare, viktima është një 61-vjeçar, i cili i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i nëntë i banesës.

Rreth orës 9 në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i 9- të i banesës shtetasi F. XH.,61 vjeç,  ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Përgjaken rrugët/ Tjetër aksident i rëndë

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending