Connect with Us

“Më dridheshin gjunjët!”/Çiljeta rrëfen historinë e frikshme me alienë

Aktualitet

“Më dridheshin gjunjët!”/Çiljeta rrëfen historinë e frikshme me alienë

Publikuar

-

Çiljeta Xhilaga ndau sot në emisionin “E Diell” një eksperiencë personale në lidhje me jashtëtokësorët.

Këngëtarja tha se këtë histori nuk e ka thënë asnjëherë në publik, sepse mund të dukej e pabesueshme, por fakti që ka qenë me mamanë e saj, e cila pohon po të njëjtën gjë, e bën më të vërtetë.

“Para disa vitesh doli lajmi që në Levan të Fierit ka zbritur një anije alienësh dhe është djegur toka. Pas një jave nga publikimi i këtij lajmi, unë po kthehesha nga Vlora me mamin dhe, teksa udhëtoja, shihja një dritë të kuqe, por që nuk pulsonte”, rrëfen këngëtarja.

“Drita ndërkohë vetëm lëvizte dhe kuptova që s’ishte sinjal i ndonjë avioni, por u ul në një distancë jo shumë të largët dhe vura re që ajo rrotullohej tërë kohës”, kujton ajo.

Çiljeta tregon edhe frikën e madhe që kishte dhe që e bënte të mos drejtonte dot as makinën:

“Objektin nuk e shquaja dot për shkak të errësirës dhe pata një emocion shumë të madh. Mbaj mend që nuk e shtypja dot freksionin e makinës se më dridheshin gjunjët”, përfundoi rrëfimin e saj Xhilaga./Burimi:Top Channel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Video/ Stuhi ne Tirane

Publikuar

-

Nga

Rreshje te forta shiu dhe ere kane pushtuar pas mesnate Tiranen.

Shikoni videot pa koment



 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=423234311990114&id=444048512310948

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha: Rama nuk kërkon mandatin e 3-të, por do të bëhet deputet

Publikuar

-

Nga

Berisha: Rama nuk kërkon mandatin e 3, por do të bëhet deputet

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot nga Vlora se do të kandidojë për deputet sërish në këtë qytet, pas thashethemeve se do të kandidonte në Durrës.

Ndër të tjera, Rama u shpreh i bindur për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.



Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar sonte në emisionin Zonë e Lirë , tha se  Rama nuk synon mandatin e tretë për të qeverisur, por kërkon vetëm të fitojë mandatin e deputetit.

“Mandati i tretë, e di dhe vetë që s’ka mandat të tretë. Ai prandaj iku, iku për të siguruar futjen në Parlament. Ai ka hall sepse i kanë thënë këta që do të dënohesh, e do të procedohesh, dikush thotë me 3 dënime, ai ka hall të futet në Parlament të marrë mandatin e deputetit. Ai s’mendon për mandat të tretë. Gjersa ndërroi zonën, gjersa iku nga Durrësi, ai e pa veten jo deputet”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koalicion PS-LSI?/ Alibeaj: Nuk e besoj, na ndoqën kur dogjëm mandatet

Publikuar

-

Nga

Koalicion PS-LSI?/ Alibeaj: Nuk e besoj, na ndoqën kur dogjëm mandatet

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj i pyetur në emisionin ‘Pa Protokoll’ se nëse i druhej një koalicioni me PS-së dhe LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, ai u përgjigj se diçka e tillë nuk mund të ndodhte.

Ai e ka argumentuar këtë duke el idhur me faktin se LSI dhe partitë e tjera opozitarë ndoqën ‘trendin’ e PD-së duke djegur mandatet.



“Nuk i trembemi një koalicioni PS-LSI. Ne besojmë që aq kohë sa kemi kaluar së bashku, ku prej 4 vitesh është shkatërruar shteti, jemi përball një regjimi ku rreziku është shumë i madh. Do ishte luks të flitej për taksa, për masën e lirisë. Këtu flitet, jeton dot apo nuk jeton dot, e njëjta situatë si në vitet ‘90. Kemi garancinë, sepse në aksionet e PD , të gjitha partitë e tjera ndoqën trendin për të djegur mandatet. Nuk kam asnjë lloj dyshimi. Interesi i shqiptarëve është të kërkojnë rrëzimin një orë e më parë të Ramës”, tha Alibeaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE