LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jordyn Woods e tmerruar nga trailer-i i serialit të Kardashians/Ja pse u largua menjëherë nga LA

31 Mars 2019, 18:00, Aktualitet CNA
Jordyn Woods e tmerruar nga trailer-i i serialit të Kardashians/Ja pse u

Jordyn Woods i tha ?bye? Los Angeles-it këtë fillim jave dhe u nis për në Londër për të promovuar linjën e saj  të re të qerpikëve.

Udhëtimi i saj erdhi menjëherë pasi familja Kardashian publikoi trailer-in e sezonit të 16-të të serialit ?Keeping Up With the Kardashians?.

?Ajo u largua në mënyrë që të mund të shpërqendrojë veten dhe të përqendrohet në të ardhmen?, tha burimi për ?Us Weekly?.

Dhe gjërat duken me të vërtetë të vështira për Jordyn, veçanërisht duke pasur parasysh se ka disa pamje shumë dramatike që të gjithë po presin t?i shohin në sezonin e ri, duke përfshirë këtu një moment ku Khloe bërtet ?GËNJESHTARE? gjatë kohës që Jordyn po fliste për emisionin Red Table Talk.

?Jordyn është tmerruar nga video dhe nëna e saj është e mërzitur për këtë, edhe pse e prisnin një gjë të tillë?, tha burimi.

?Është ende e vështirë të vijosh dhe Jordyn është e kënaqur që është jashtë L.A. ndërsa të gjithë po flasin për këtë. Është poshtëruese dhe ajo ende përndiqet nga ajo. Jordyn po përpiqet të duket e mrekullueshme në mediat sociale, por ende do shumë punë që një person të përballet me këtë?.

Khloe gjithashtu dëgjohet teksa thotë: ?Familja ime u shkatërrua?, apo ?Ta shpif që duhet të jetë e gjitha kaq publike. Unë nuk jam thjesht në një serial televiziv?.

Pak më parë fansat e serialit u habitën që familja vendosi të bëjë publike këtë skandal tradhtie në kaq pak kohë.

Lajmet e fundit nga