LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I vranë babain dhe xhaxhain/ Reagon ish-kampioni i boksit Asmer Bilali

31 Mars 2019, 08:58, Aktualitet CNA
I vranë babain dhe xhaxhain/ Reagon ish-kampioni i boksit Asmer Bilali

Ditën e djeshme qyteti i Shkodrës u trondit nga vrasja e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali.

Në mbrëmje ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, shkarkoi drejtorin e policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, duke e zëvendësuar me Niko Brahimajn. Gjatë fjalës së tij Lleshaj u shpreh se ekzekutimi është bërë për larje hesapesh.

Dy të vrarët ishin babai dhe xhaxhai të ish-kampionit të boksit Asmer Bilali i cili prej muajsh ndodhet në qeli si pjesë e grupit Bajri.

30 vjeçari Asmer Bilali ka reaguar në rrjetet sociale për ekzekutimin e babait dhe xhaxhait të tij. Ai ka publikuar lajme ku Ibrahim dhe Astrit Bilalit i është bërë biografia si kampionët e hipizmit gjithashtu lajmin ku Ibrahim bilali është dekoruar nga presidenti i Republikës Bujar nishani para 4 vitesh./CNA.al

Lajmet e fundit nga