LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Gjykata i dënon me vendim të formës së prerë, vazhdojnë punën normalisht

31 Mars 2019, 12:50, Aktualitet CNA
Denoncimi/ Gjykata i dënon me vendim të formës së

Gjykata e Shkodrës prej një viti është shprehur në shkallë të parë dhe me formë të prerë në apel për Drejtorinë e Arsimit Shkodër, me vendim “shpërdorim detyre”, por drejtuesit e këtij institucioni vazhdojnë punën normalisht, thuhet në denoncimine  një qytetareje.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar skandalin e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor.

Postimi i plotë:

Per ndrikullat Nikolla dhe Shahini vendimet e prera te gjykatave jane leter pa vlere.

Narkoshteti nuk ka te beje me shtetin ligjor.

Lexoni mesazhin e qytetares dixhitale. sb

Pershendetje z.Berisha!Jam nje banore e Shkodres qe dua te ngre nje problem shume shqetesues tek Ju.Gjykata e Shkodres prej nje viti eshte shprehur ne shkalle te pare dhe me forme te prere ne apel per Drejtorine e Arsimit Shkoder me vendim “shperdorim detyre”, por drejtuesit e ketij institucioni vazhdojne punen normalisht. Ministria e Arsimit nuk zbaton vendimet gjyqesore duke mbajtur ne nje institucion edukimi drejtues qe kane konsumuar vepren penale te “shperdorimit te detyres”me vendim gjyqesor te formes se prere, sepse kane mbrojtje politike. Ju lutem publikojeni kete problem, mbasi femijet tane meritojne njerez dinjitoz ne krye te institucioneve. Anonim ju lutem. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga