LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çuni i Fahriut mbron “kadrinjtë”

31 Mars 2019, 17:50, Aktualitet CNA
Çuni i Fahriut mbron “kadrinjtë”

Ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu, i qenë prezent në protestën e përnatëshme të banorëve të Astirit ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, me fraza të bëra tashmë bajate.

Balliu e akuzoi Ramën se e ka kthyer Prokurorinë në pronë private.

Gjatë fjalës së tij Balliu u doli në mbrojtje gazetarëve të cilët Rama i quan ?kadrinj?.

?Edi Rama i ka thënë sot kryetarit të Bashkisë së Kavajës prit sa të të vijë prokuroria. Prokurorinë ça e ke ti more zotëri pronë private. Ne e dimë që ti e ke pronë private e ke përdorur kundër nesh këtu te Astiri. Ti ofendon gazetarët duke i quajtur ?kadrinj?, kazan por ty more zotëri nuk të don asnjë intelektual, asnjë gazetar. Ty more zotëri nuk të don asnjë shqiptar. Nuk duan të të shohin më, ke ngelur i vetëm ndaj të them ik?,-tha Balliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga