LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e bujshme e çiftit në Shkodër/ Artan Hoxha lexon live mesazhin tronditës

30 Mars 2019, 12:36, Aktualitet CNA
Vrasja e bujshme e çiftit në Shkodër/ Artan Hoxha lexon live

Gazetari Artan Hoxha ka lexuar sot live një mesazh telefonik që i ka shkruar Astrit Bilali, i cili u ekzekutua sot se bashku me vëllain e tij, menjëherë pas vrasjes së Boran Bërçanës dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci në Shkodër.

Nga studio e Report Tv, gazetari Artan Hoxha lexoi nje mesazh që Astrit Bilali i kishte dërguar në celular pas krimit, ku hidhte dyshimin se qëllimisht nuk po zbuloheshin autorët.

? Nuk e kuptoj pse shteti po përkrah një nga këto banda, dhe shteti hesht edhe në media ka heshtjepër hetimet. Ose dikus ka dhënë urdhër të rrinë urtë, dhe mos të zbulohet autori i vrasjes së çiftit. Kam përshtypjen se vrasësi i çiftit është i kollajtë për tu zbuluar, nuk e di pse ka heshtje dhe hezitim për këtë gjë.?-ishte një pjesë e mesazhit që u lexua nga Artan Hoxha.

Kujtojmë këtu se ngjarja e rëndë ndodhi më 15 korrik ku Bërcana u ekzekutua në mënyrë kriminale teksa ishte në makinën e tij në prezencë të gruas dhe fëmijës së tyre të mitur, i cili fatmirësisht shpëtoi teksa ishte në prehërin e nënës së tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga