LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spartak Ngjela: Nëse Basha ikën nga PD-ja, Rama rri në pushtet vetëm 3 muaj

30 Mars 2019, 17:59, Aktualitet CNA
Spartak Ngjela: Nëse Basha ikën nga PD-ja, Rama rri në pushtet

Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka komentuar gjendjen aktuale të Partisë Demokratike dhe opozitës në vend.

Sipas Ngjelës nëse PD-ja ndryshon lidershipin e saj, atëherë Rama rri në pushtet vetëm 3 muaj.

Më tej shton se Berisha i ka dhënë provat se ka dështuar edhe më herët dhe nëse qëndron në lidershipin e PD-së kjo parti vetëm do të shkatërrohet.

?Ju nuk e keni kuptuar që Rama është e keqja më e vogël për ndërkombëtarët? Sigurisht, kryeministri aktual është e keqja më e vogël. Ai mbahet në pushtet, për shkak se ka një opozitë të dobët dhe të mbuluar nga korrupsioni deri në grykë. Kjo e ndihmon jashtëzakonisht Ramën. Nëse PD vendos të ndryshojë Bashën, të shkatërrojë Berishën dhe grupin e tij, vjen në pushtet për 3 muaj. E rrëzon Ramën për kaq kohë.

Berisha ka dhënë prova se ka dështuar edhe më herët. Ai i bëri piramidat, ai e bëri 1997. Ju lutem, nëse Berisha qëndron në lidershipin e PD, kjo parti vetëm do të shkatërrohet. E ka katandisur në ditën më të zezë. Në rast se në PD ka vullnet për të përmbysur lidershipin e saj, atëherë po, vijnë menjëherë për pak muaj në pushtet. Sepse kështu siç janë, nuk i duan as amerikanët?,- u shpreh Ngjela, i ftuar në emisionin ?Kjo javë? në ?News 24?,

Sipas tij, politikanët që kanë qënduar për shumë gjatë në politikë duhet të përgatiten sepse mbajnë mbi kurriz akuza të forta për korrupsion.

?Këta të opozitës, por edhe Rama sigurisht duhet që të përgatiten, të marrin avokatë të mëdhenj në Europë, me potencë, me influencë, që t?i mbrojnë. Kjo sepse kanë mbi kurriz krime dhe korrupsion mbi shqiptarët. Këta nuk e duan Amerikën. A e keni parë si dalin në rrugë dhe thonë ?E duam Shqipërinë si Europa?. Kë gënjejnë këta. Opozita ka lidhje me rusët, me financimet e tyre. Amerikën do gënjejnë këta. Nuk gënjehet Amerika, jo?,- tha avokat Ngjela. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga