Shqipëri, bie ritmi i rritjes ekonomike – CNA
Connect with us

Aktualitet

Shqipëri, bie ritmi i rritjes ekonomike

Publikuar

-

Ritmet e rritjes ekonomike të Shqipërisë u ngadalësuan në tremujorin e katërt të vitit 2018, i cili shënoi kuotën më të ulët që prej mesit të 2016, duke u ndalur në 3.1 përqind, sipas të dhënave të publikuara të premten nga Instituti shqiptar i Statistikave. Megjithatë, viti i kaluar mbetet sërish me rritjen më të lartë të viteve të fundit, në nivelin e 4,06 përqind, falë ecurisë mjaft të mirë në 9 muajt e parë, ku ritmet e rritjes ishin 4,42 përqind në tremujorin e parë, 4,32 përqind në të dytin dhe 4,48 përqind në të tretin.

Ndikimin kryesor në periudhën e fundit të vitit, duket se e ka dhënë rënie e prodhimit të energjisë elektrike, e cila ishte kontribuesja kryesore në tremujorët pararendës, falë kushteve të favrshme të motit, që nxitën rritjen e prodhimit nga hidrocentralet. Në fakt Industria, Energjia dhe Uji, kontribuan me 1,1 pikë përqindje në tremujorin e fundit, ndërsa aktiviteti i këtij grupi u rrit me 9,94 përqind, por falë vetëm ecurisë së mirë të Industrisë nxjerrëse dhe asaj përpunuese.

LEXO EDHE:  Pse bota ka disa opozita, por në Shqipëri është “tokë e xanun” nga Berisha?                    

Sa i përket degëve të tjera të ekonomisë, aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 8,54 %; grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 4,47 %; Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor patën një rritje prej 3,42 %, ndikuar kryesisht nga Tregtia me shumicë, e cila shënoi rritje me 5,24 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 2,51 %, i ndjekur nga grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative me + 2,42 %, dhe aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me +0,70 %./VOA/

 

 

 

 

 

 

Aktualitet

Rikthimi i vizave/ Ish ministri i Ramës ironizon Qeverinë  

Publikuar

-

By

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar për deklaratat e qeverisë shqiptare për vendimin për rikthimin e vizave nga Hollanda.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ironizuar reagimet e mazhorancës duke shkruar se qeveria akuzon Holandën se nuk po e lufton krimin dhe drogën.

“Pra qeveria jonë thotë, t’i vendoset regjimi i vizave Holandës. Ajo nuk po e lufton krimin dhe drogën… ”, shkruan Manjani./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Të gjithë sytë nga qielli/Fenomeni i çuditshëm do të ndikojë në këto shenja horoskopi

Publikuar

-

Sot ndodh fenomeni i Hënës Rozë, i cili sipas astrologëve, ndikimin më të shumtë do ta ndiejnë vetëm dy shenja të zodiakut.

Bëhet fjalë për Binjakët dhe Shigjetarët, të cilët do të kenë disa surpriza të këndshme.

Binjakët:

Kohët e fundit nuk e dini as vetë se çfarë jeni duke bërë dhe se çfarë doni në të vërtetë. Duke filluar nga kjo fundjavë, do të jeni disi të ndriçuar. Më në fund priten momente të këndshme edhe për ju.

LEXO EDHE:  Pse bota ka disa opozita, por në Shqipëri është “tokë e xanun” nga Berisha?                    

Shigjetari:

Jeni në drejtimin e duhur, me mbylljen e një etape i keni hapur vetes mjaft mundësi të reja për të ecur para. Bëni kujdes këtë fundjavë, pasi mund të keni probleme familjare, por përgatituni për surpriza javën e ardhshme.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tërmet te Juventusi/ Këta janë 6 lojtarët e parë që do largohen, mes tyre 3 emra të mëdhenj

Publikuar

-

Juventusi po përjeton një ndër momentet më të errët të këtij sezoni, teksa është eleminuar nga Champions League në fazën çerekfinale. Tashmë, bardhezinjtë duhet të “kënaqen” me vetëm një titull, atë të Serie A, që pritet ta festojnë këtë fundjavë.

Gjithsesi, festa duket se nuk do të jetë edhe aq e gëzueshme për “Zonjën e vjetër”. Jo vetëm eleminimi në Champions, por edhe lajmet e fundit që vijnë nga klubi janë shqetësuese. Sipas asaj që raporton “Sport Mediaset”, Juventusin pritet ta braktisin plot gjashtë lojtarë.

LEXO EDHE:  Pse bota ka disa opozita, por në Shqipëri është “tokë e xanun” nga Berisha?                    

Emrat më të bujshëm janë padyshim Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro e Miralem Pjanic.

Dybala & Sandro ishin përfolur prej kohësh që mund të largoheshin në fund të këtij sezoni. Gjithashtu edhe mbrojtësit Barzagli dhee Caseres do e mbyllin me Juven në fund të sezonit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:38 - 18 Prill, 2019

Qeveria gjermane ashpërson rregullat e dëbimit të emigrantëve

Qeveria gjermane miratoi projektin e “ligjit të kthimit të rregullt”, në mënyrë që të mos dështojnë kaq shumë riatdhesime. Ai...

Aktualitet20:15 - 18 Prill, 2019

Në përmbyllje të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Marrëveshja e Prespës, emri i ri i shtetit, anëtarsimi në NATO dhe në BE, zhvillimi ekonomik, raportet ndëretnike dhe politikat...

Aktualitet16:04 - 18 Prill, 2019

Ndërhyrjet ruse në zgjedhje/ Raporti Mueller gati për publikim

Një nga ngjarjet mbizotëruese në presidencën dyvjeçare të Donald Trump-it kalon në një fazë të re të enjten me publikimin...

Aktualitet09:06 - 18 Prill, 2019

Çfarë presin Kosova dhe Serbia nga takimi i Berlinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç, nuk presin që në takimin e Berlinit me (29.04)...

Aktualitet22:12 - 17 Prill, 2019

Merr fund “telenovela” e zgjedhjeve në Turqi/ Shpallet fituesi i Stambollit

Ekrem İmamoğlu, kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) për kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet lokale të mbajtura muajin e kaluar...

Aktualitet21:19 - 17 Prill, 2019

Djegia e katedrales “Notrë Dame”/ Feston ISIS: Paçi një ditë të mbarë!

Pas djegies së Katedrales së “Notrë Dame de Paris”, ISIS ka ndarë mesazhe në rrjetet sociale. Së bashku me publikimin...

Aktualitet21:05 - 17 Prill, 2019

Ngelën në mes të shkretëtirës/ Çifti gjen mënyrën brilante për të shpëtuar

Një çift e ka gjetur veten në vështirësi, pasi iu është prishur makina në mes të shkretëtirs. Shantelle Johnson dhe...

Aktualitet20:23 - 17 Prill, 2019

Rekord botëror/ Femrat “pushtojnë” parlamentin finlandez

Partia Socialdemokrate (SDP) në Finlandë ka fituar votimet duke marrë 40 vende me 17.7 % të votave nga 200 vende...

Aktualitet20:03 - 17 Prill, 2019

Hyn në fuqi Kodi i ri Penal/ Ashpërsohen dënimet për korrupsionin

Në Kosovë këtë javë ka hyrë në fuqi Kodi i ri Penal që parasheh shtim dënimesh për shkelësit e ligjit,...

Aktualitet19:10 - 17 Prill, 2019

SHBA, sanksione të tjera ndaj Kubës, Nikaraguas, Venezuelës

Qeveria amerikane do të njoftojë sot sanksione shtesë ndaj Venezuelës, Kubës dhe Nikaraguas, masa më e fundit kundër qeverive socialiste...

Aktualitet19:03 - 17 Prill, 2019

Policia shkoi ta arrestonte/ Vret veten ish presidenti peruan

Ka ndërruar jetë ish-presidenti peruan, Alan Garcia, i cili qëlloi veten sot me një armë zjarri. Ngjarja ndodhi pasi policia...

Taulant Balla zbulon nesw do te rikandidohet veliaj? Taulant Balla zbulon nesw do te rikandidohet veliaj?
Aktualitet16:10 - 17 Prill, 2019

Përplasjet tek Bregu i Lumit/ PD padit Veliajn

Partia Demokratike ka ngritur padi penale ndaj Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake si dhe ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës...

Aktualitet14:20 - 17 Prill, 2019

Sqarimi i një zhgënjimi

Kapitulli Nr. 15 i hapjes te Negociatave per anetaresimin ne B. E. ( per ENERGJINE ) si dhe V.K.M. Nr....

Aktualitet09:08 - 17 Prill, 2019

BE nuk duhet ta braktisë anulimin e Brexitit

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi se BE nuk duhet të ngutet, për shkak të një lodhjeje nga Brexiti....

Aktualitet22:39 - 16 Prill, 2019

Djegia e Katedrales/ Çfarë i tha Trump presidentit Marcon?

Shtëpia e Bardhë deklaroi se  presidenti Donald Trump i i ka shprehur ngushëllimet e tij presidentit francez Emmanuel Macron për...

Aktualitet18:44 - 16 Prill, 2019

Kandidati për president i SHBA bën transparent statusin e tij si milioner

Bernie Sanders, kandidati presidencial demokrat në SHBA, publikoi të hënën taksat për 10 vitet e fundit, duke dhënë detaje të...

Aktualitet18:40 - 16 Prill, 2019

Lutje dhe himne për Katedralen “Notrë Dam”

Brigada e zjarrëfiksave të Parisit tha të martën se struktura e katedrales së famshme të Notrë Damit është shpëtuar, së...

Aktualitet14:30 - 16 Prill, 2019

Alarm për bombë në Spanjë/ Evakuohet kulla 235 e lartë

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë policinë e Madridit. Sikurse bëjnë të ditur mediat e huaja, policia ka...

Aktualitet20:47 - 15 Prill, 2019

Foto-Francezët në panik/ Përloten gjatë djegies së katedrales historike

Katedralja më e famshme në Paris dhe Europë “Notre Dame” është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Pavarësisht ndërhyrjes së...

Aktualitet20:36 - 15 Prill, 2019

Zjarri gllabëroi majën e “Notre-Dame”/ Reagon Donald Trump

Flakët e zjarrit kanë pushtuar katedralen e famshme në Paris “Notre-Dame”. Për disa minuta zjarri ka përfshirë pjesën më të...

Aktualitet20:03 - 15 Prill, 2019

Konsumonte kokainë me miqtë/ Arrestohet avokati i njohur

Një avokat është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e trafikimit të drogës. Sipas informacioneve 51 vjeçari Francesco Bizzarri, ka...

Aktualitet19:50 - 15 Prill, 2019

Notre-Dame/ Flakët pushtojnë katedralen e famshme të Parisit

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris. Sipas informacioneve objekti...

Aktualitet19:06 - 15 Prill, 2019

Video-Bullizohet nga të rinjtë/ Transgjinorja rrihet barbarisht

Një transgjinore është rrahur në mënyrë barbare nga disa të rinj në Dallas të SHBA-së. Sipas informacioneve 23 vjeçarja është...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet18:46 - 15 Prill, 2019

Trump i bën thirrje kompanisë Boeing të riparojë avionin 737 MAX

Presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje të hënën kompanisë Boeing që të riparojë avionin 737 MAX dhe t’i ndryshojë...

Aktualitet18:40 - 15 Prill, 2019

BE e vendos përfundimisht reformën e së drejtës së autorit

Reforma e së drejtës së autorit, që ka ngjallur shumë debate në BE, u miratua. Qeveria gjermane dha aprovimin për...

Aktualitet18:35 - 15 Prill, 2019

Vdes Mira Markoviç, bashkëshortja e Slobodan Millosheviçit

Mirjana Markoviç, e veja e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, ka vdekur në kryeqytetin e Rusisë, Moskë , ku kishte...

Aktualitet17:23 - 15 Prill, 2019

ISIS publikon shifrat tonditëse/ Ja sa njerëz kanë vrarë për 3 ditë

Grupi terrorist ISIS pretendon se ka vrarë 362 njerëz për 3 ditë, pas hakmarrjes për rënien e Kalifatit Islamik. Ata...

Aktualitet17:38 - 14 Prill, 2019

Eufori kineze në Dubrovnik/ Kina shpëtimtarja e Ballkanit?

Një numër kontratash nënshkruan me Kinën pjesëmarrësit e samitit të grupit 16+1 në Dubrovnik. Ndërkohë që Europa Lindore e Juglindore...

Trending

Read previous post:
Dështimi i Brexit/ BE fton May-n në samit të posaçëm

Marrëveshja Brexit dështoi për herë të tretë në Londër. BE-ja tani pret propozime të reja nga Kryeministrja May. Disa skenarë...

Close