LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkodra nën pushtetin e bandave/ Artan Hoxha akuza të forta policisë

30 Mars 2019, 11:47, Aktualitet CNA
Shkodra nën pushtetin e bandave/ Artan Hoxha akuza të forta

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar ashpër në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Shkodrën, ku dy vellëzër u ekzekutuan në derën e shtëpisë.

Nga studio e Report TV, Artan Hoxha tha se vrasja e Arjan Ferracakut disa muaj më parë, ishte sinjal se Astrit Bilali, ishte në shënjestër dhe policia sipas tij është treguar e paaftë për të nndaluar vrasjen.

?Vrasja e Arjan Ferracakut ishte sinjal i qartë që Astrit Bilali ishte në listë. Por, policia është treguar e paaftë për të ndaluar këtë serial viktimash.

Nuk kam parë minimumin e lëvizjeve nga policia lokale që të parandalonin vijimësinë e viktimave.?-tha Artan Hoxha.

Më tej, Artan Hoxha vijoi qëndrimin e fortë ndaj uniformave blu, ndërsa theksoi se ?Në asnjë vend të botës nuk ka polici që nuk ka çfarë të bën .?/CNA.al

Lajmet e fundit nga