LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Portali i “Bashkëqeverisjes”/ Studentja ekselente i nxjerr “bojën” Ramës

30 Mars 2019, 08:38, Aktualitet CNA
Portali i “Bashkëqeverisjes”/ Studentja ekselente i nxjerr

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, një tjetër rast, që sipas tij ka marrë zgjidhje nga aplikimi në portalin e Bashkëqeverisjes.

Në videon në fjalë, tregohet për një 25-vjeçare nga Roskoveci, mjeke në formim, e cila sipas kyeministrit, është punësuar pas aplikimit në portal.

?MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ekselente, këmbëngulëse dhe të palodhur, që i’u drejtua platformës shqiperiaqeduam.al dhe sot i shërben komunitetit të saj, ju uroj një fundjavë të bukur?-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi qytetarët kanë reaguar nëpërmjet komenteve.

Një qytetare shkruan se ka aplikuar në portal dhe nuk ka marrë përgjigje, edhe pse është studente ekselente.

?Edhe unë ekselente e pushuar padrejtësisht, premtuar 10 pikë bonus në listë pritje akoma në portal…
Shpresojmë që kjo platformë të zgjidhe diçka, kam shkruajtur po pres sërish me frikën se do zhgënjehem …?-shkruan qytetarja.

Më tej, një tjetër thekson se ?Ne rast se nuk merren masa administrative ndershkuese deri ne largim nga puna ndaj atyre qe zvarrisin e sorollasin popullin ne cdo digaster, per mua efekti i portalit eshte zero.
Gangren sot eshte Jo vetem ky rast por me teper gangren po behet vjedhja e pronave publike (trojeve te lira) etj. Dhe asnje i ndershkuar pasi keto vidhen nga vet personat qe duhet te mbrojne ligjin ose po keta behen mburoj e kundravajteseve.
Kemi bere denoncime tek portali dhe asgje, vecse vazhdon te zaptohet prona publike dhe ndertohet mbi keto prona ne menyre te jashteligjeshme.?.

Po ashtu nje tjeter qytetar shkruan ?Cdo gje zgjidhet po te shkruajme ne portal,po te denoncohen ne emisionet investigative. Po mire, i kerkoni ndonjehere llogari atyre qe kishin per te bere detyren e se bene????.

Ndërsa një tjetër shkruan ?Dakort me ju Shqiperia qe duhet…te zgjidh shpejt e shpejt….po neper keto zyra qe u drejtua kjo vajza me par per kaq koh pse nuk mori zgjidhje…..mos vall i kan zaptuar gje te pa aftit etj. etj..?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga