Connect with Us

“Majmun dhe dele”/ Basha ofendon Ramën dhe qytetarët në Durrës

Aktualitet

“Majmun dhe dele”/ Basha ofendon Ramën dhe qytetarët në Durrës

Publikuar

-

Kreu i PD-së Lulzim Basha, nga qyteti i Durrësit nuk la pa komentuar edhe takimin e kryeministrit Rama ditën e djeshme nën siglën “Bashkia që Duam” në Durrës.

Basha e quajti takimin e Ramës si shfaqe të turpshme.

“Sa herë që një rëgjimi i vjen fundi një rëgjimi ata përsërisin shfaqe të turpshme si ajo e djeshmja këtu në Durrës, kryehajduti i kapur duke vjedhur votat e durrsakëve dhe duke u marrë ushqimin nga sofra shqiptarëve”,-tha Basha.

Kreu i demokratëve nuk u kursye ndaj pjesmarrësve të djeshëm në takimin e Ramës duke i quajtur ata dele.

LEXO EDHE:  Vidhnin lokale e dyqane/ Në pranga dy ‘skifterë’, shpallen në kërkim dy të tjerë

“Dje ndonjë qeshte si dele me shakatë e kryegaztorit. Mos qeshni o dele sepse çdo vit iu vjedh nga 100 mijë euro. Sa herë që del para shqiptarëve si majmun komenton edhe veshjet e mia por e bën këtë për të fshehur vjedhjet e bëra”,-tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ambasadorja Kim takim me kryetarin e KQZ/ Zbardhen diskutimet

Publikuar

-

Nga

Teksa edhe 100 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare shqiptare më 25 Prill, Ambasadorja Kim u takua me Kryetarin e KQZ-së Celibashi dhe Zëvendës Kryetaren Pelinku për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ajo nënvizoi nevojën për të zbatuar në kohë dhe mënyrën efikase identifikimit biometrik dhe masa të tjerë të nevojshme. Duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar Kryetarëve të Partive, ajo kujtoi KQZ-në për përgjegjësinë e saj për t’u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar.

Ajo nënvizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmbushjen e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër. Në këtë drejtim, ajo përmendi se Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor. Këto përcaktime mbeten në fuqi.

LEXO EDHE:  Edi Rama pranohet në Oksford/ Ja kur nis studimet

LEXO EDHE:  Vidhnin lokale e dyqane/ Në pranga dy ‘skifterë’, shpallen në kërkim dy të tjerë

Ata ranë dakord që KQZ-ja duhet të marrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm për të mundësuar ndjekjen penale të shkeljeve, por së pari për t’i parandaluar shkeljet, përfshirë duke zbatuar masa për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto- Emocionuese/ 10 vjeçari fiton betejën me tumorin, feston në QSUT

Publikuar

-

Nga

Foto- Emocionuese/ 10 vjeçari fiton betejën me tumorin, feston në QSUT

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sjell historinë e Ardenisit, 10-vjeçarit nga Burreli i cili ka fituar betejën me një tumor të vështirë në sistemin nervor.

Fitorja me luftën e vështirë përkon edhe me 10-vjetorin e djaloshit që e ka festuar me stafin e Spitalit Onkologjik.

“Pas mundimit të gjatë për Ardenisin e vogël në betejën e vështirë me tumorin në sistemin nervor, ndërhyrjes delikate në neurokirurgji dhe përfundimit të një trajtimi kompleks me radioterapi në spitalin onkologjik, 10 vjeçari nga Burreli ka arritur të fitojë një betejë të rëndësishme në luftën kundër kancerit. Kjo, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të pashoq të dr. Arturit, dr. Orgesit dhe të gjithë ekipit fantastik të neokirurgjisë dhe radioterapisë në QSUT.

LEXO EDHE:  Unaza është partia jonë/ Fillon tek Nexhmija e shkon tek çuni Fahriut

LEXO EDHE:  Vidhnin lokale e dyqane/ Në pranga dy ‘skifterë’, shpallen në kërkim dy të tjerë

Sot ishte një ditë e veçantë në shërbimin e radioterapisë, pasi stafi mjekësor i kishte përgatitur një surprizë për ditëlindje Ardenisit të vogël, që këtë 10 vjetor e festoi ndryshe, me lajmin e mirë të përfundimit me sukses të trajtimit kompleks në spitalin onkologjik në Tiranë”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Eurostat/ Ndryshimet klimatike po ndikojnë keq bujqësinë edhe në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet klimatike vitet e fundit e kanë bërë dimrin më të thatë dhe i kanë zgjatur temperaturat e ftohta në të gjithë sezonin e pranverës deri në maj në Kontinentin Europian.

Këto ndryshime e kanë ndikuar negativisht prodhimin bujqësor kudo në Europë, duke përfshirë edhe Shqipërinë, raporton Eurostat.

Dimri i butë, i cili favorizoi disa kultura bujqësore të sezonit, çoi në shkatërrim të tyre, kur temperaturat ranë në fillim të majit 2019 dhe 2020. Moti, me marsin dhe prillin të ngrohtë dhe majin e ftohtë, ndikoi në të korrat e verës.

Fidanët nuk u zhvilluan siç duhet, ose u dëmtuan prej thatësirës e më pas prej të ftohtit në të gjithë Europën. Shumë fermerë u përballën me punë të dyfishtë dhe kosto për zëvendësimin e tyre.

Më pas, shirat e dendura, moti i ftohtë në maj penguan rritjen e fidanëve të rimbjellë e për rrjedhojë prodhimet bujqësore dolën vonë në treg.

Eurostat vë në dukje se ndryshimi i motit kur dimri po zhvendoset në pranverë është përsëritur vitet e fundit. Bujqësia po preket në mënyrë të drejtpërdrejtë nga këto ndryshime.

Për shembull, vera e vitit 2019 ishte më e ngrohta e regjistruar në shumë vende europiane. Në Europën Qendrore, vera e vitit 2019 ishte më e ngrohta që prej vitit 1979. Shumica e shteteve të Europës u prekën nga disa valë të nxehtësisë, që nisën nga qershori dhe regjistruan temperatura të larta ditore maksimale (mbi 40⁰C) dhe përfshinë Francën Veriore, Beneluksin vendet dhe Gjermania Veriperëndimore.

Reshjet e shiut ishin nën mesataren në gjysmën jugore të Gadishullin Iberik, si dhe në Francën Veriore, pjesa më e madhe e Gjermanisë, Polonisë, Çekisë, Austrisë dhe Italisë dhe Ballkanit.

LEXO EDHE:  Unaza është partia jonë/ Fillon tek Nexhmija e shkon tek çuni Fahriut

LEXO EDHE:  "Po lë kokrrën e namit/ Militanti i PD-së, ia thotë copë Bashës

Prodhimet bujqësore dhe rendimenti i tyre u ndikua negativisht nga thatësira, sidomos në Rajonin e Mesdheut deri në Spanjë dhe më tej në Gjermani dhe Poloni.

Për kulturat verore (misri, luledielli, sheqeri panxhari, patatet), prodhimet ishin ndikuar negativisht nga moti i thatë.

Europa JugLindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria u ndikua keq nga mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta gjatë pjesës më të madhe të verës.

Më herët në vitin 2018, vjeshta shumë e thatë në pjesën më madhe pjesë të Europës komplikoi mbjelljen e kulturave dimërore. Vjeshta e thatë dhe me temperatura të larta i kufizoi sipërfaqet e mbjella.

Ndryshimi klimatik, i cili vitet e fundit po zhvendos karakteristikat themelore të klimës po bëhet shkak për rënie te produktivitet në bujqësi./Monitor

 

LEXO TE PLOTE