LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimi i dyfishtë/ “Pritet koka” e kreut të policisë së Shkodrës

30 Mars 2019, 18:53, Aktualitet CNA
Krimi i dyfishtë/ “Pritet koka” e kreut të policisë

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës paraditen e sotme ku u ekzekutuan dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë shkarkimin e  drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati

Vendin e tij mësohet ta marrë Niko Brahimaj i cili u prezantua nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Lleshaj deklaroi se nën drejtimin e Brahimajt Shkodra do të marrë qetësinë që meriton.

?Kam besimin e plotë se do të japë impulse të reja për të siguruar atë që Shkodra meriton, qetësi dhe dinjitet sepse ky qytet e meriton. Vrasja e dy vëllezërve është bërë për larje hesapesh?,-deklaroi Lleshaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga