LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi me plumba në Shkodër/ LLeshaj: Beteja me krimin ende nuk është fituar

30 Mars 2019, 19:29, Aktualitet CNA
Ekzekutimi me plumba në Shkodër/ LLeshaj: Beteja me krimin ende nuk

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë sot në qytetin e Shkodrës nga ku ka njoftuar shkarkimin e drejtorit të policisë Vehbi Bushati.

Vendin e tij tashmë do ta zërë Niko Brahimaj, një nga drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Nga Shkodra Lleshaj ka thënë që qyetetarët nuk kanë se pse të ndihen të pasigurtë pasi do të kenë angazhimin maksimal të policisë.

“Kam ardhur sot në Shkodër i shtyrë nga një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Elementë të krimit të organizuar kanë arritur dhe sot të godasin. Me gjithë goditjen që i është dhënë krimit të organizuar rezulton se beteja ende nuk është fituar. Do garantoja gjithë qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë se polica do të jetë maksimalisht e angazhuar. Në krye do të ngarkohet Niko Brahimi, një nga drejtuesit e policisë së shteti, i cili do të garantojë siguri dhe qetësi në qytetin e Shkodrës.
Puna për policinë vjen duke u thjeshtësuar sepse krimi ka marrë goditje të parikuperuseshme. Nuk mund të themi asgjë sepse nuk di hollësira. Por dhe po të dija nuk mund ti tregoj sepse mi ndalon ligji. Qytetarët nuk kanë pse të ndihen të pasigurtë sepse kanë angazimin e policisë së shtetit. Kemi të bëjmë më një rast specifik, i cili ka të bëjë me larje hesapesh.

Kjo na dëmton të gjithëve, por nuk ka hapësirë për shqetësimin e qytetarëve të Shhkodrës.
Ndryshimi bëhet për ti dhënë një impuls të ri drejtimit të policisë së Shkodrës. Ne synojmë ti japim goditjen e fundit elementëve të krimit në qytetin e Shkodrës?,- tha Sandër Lleshaj. /CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga