LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi mafioz në Shkodër/ Artan Hoxha plas “bombën"

30 Mars 2019, 10:24, Aktualitet CNA
Ekzekutimi mafioz në Shkodër/ Artan Hoxha plas

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur Shkodrën mëngjesin e sotëm, ku dy vëllezër u ekzekutuan në derën e shtëpisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha shkruan se kambanat e alarmit ranë për ata që nuk kanë veshë.

? Policia e Shkodres, e cila është kthyer ne ndërmarrje funerale, pasi vetëm mbledh kufoma rrugëve te qytetit, deklaron se autoret janë të panjohur dhe kanë ikur në drejtim të paditur…

Vetem 8 muaj, 11 viktima, asnjë vrasje e zbuluar, asnjë emër autori, asnje vrasës në burg.?-shkruan Artan Hoxha.

Më tej, ai thekson se ?Në të vërtetë, gjithe Shkodra e di,kush jane vrasësit dhe ne çfarë drejtimi kanë ikur, madje dhe në cilën shtepi janë,duke ndjekur lajmet,mbi vrasjen, në tv?.

Postimi i plotë:

Kambanat rane per ata, që nuk kanë vesh!!!!

Ekzekutohen, vëllezerit Ibrahim dhe Astrit Bilali. Viktimat, numer 10 dhe 11 të një seriali vrasjesh,që nisi vetem 8 muaj me pare, me 15 korrik 2018, kur para pallatit ku banonin u ekzekutuan ish-polici Boran Bercana dhe bashkejetuesja e tij, Silvi Ndoci që mbante në prehër foshnjen e saj.

Kambanat e alarmit ranë,per ata që nuk kanë vesh dhe kur s?ke vesh, bilanci dihet…
Kjo e sotmja, eshte thjeshte kronika e nje vrasjeje të paralajmeruar…

Policia e Shkodres, e cila është kthyer ne ndërmarrje funerale, pasi vetëm mbledh kufoma rrugëve te qytetit, deklaron se autoret janë të panjohur dhe kanë ikur në drejtim të paditur…

Vetem 8 muaj, 11 viktima, asnjë vrasje e zbuluar, asnjë emër autori, asnje vrasës në burg.

-Për zinxhirin komandues te policisë së Shkodres: Nëse nuk kujtohet kush t?u largojë nga detyra, behuni burra jepni doreheqjen!!!
Se më keq se kaq,nuk ka ku shkon.

Në të vërtetë,gjithe Shkodra e di,kush jane vrasësit dhe ne çfarë drejtimi kanë ikur, madje dhe në cilën shtepi janë,duke ndjekur lajmet,mbi vrasjen, në tv.

Terror në Shkodër/ Zbulohen fotot e viktimave

Lajmet e fundit nga