LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alarmon ish shefi i policisë/ “Peshku qelbet nga koka”

30 Mars 2019, 21:17, Aktualitet CNA
Alarmon ish shefi i policisë/ “Peshku qelbet nga koka”

Ish-drejtori i policisë Emri Vata, ka komentuar deklaratën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Sipas tij nuk mundet askush të tërheqë vëmendjen e opinionit publik me lëvizje drejtorësh, pasi kësaj i thonë ?të mbrohesh nga dielli me shoshë?.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vata shton se nuk kanë faj titullarët vendorë të policisë, pasi ?peshku qelbet nga koka?.

Postimi i plotë:

?Peshku qelbet nga Koka! ?

Zgjohemi të tronditur nga vrasje e dyfishtë në Shkodër, ekzekutohen dy vëllezër, thuajse shuhet një familje sot me 30 Mars 2019.

Tmerr për Shkodrën e kulturës, tmerr për popullin shqiptar pas një sërë vrasjesh në harkun kohor 10 ditë.

Më e dhimbshme akoma eshte veprimi i drejtuesit të Ministrisë Brendshme i ardhur nga ushtria, i cili me urdhër nga lart tenton të mbulojë situatën e rënduar kriminale me rrokadë të drejtorëve.

Nuk mundet askush të tërheqë vëmendjen e opinionit publik me lëvizje drejtorësh, kësaj i thonë ?të mbrohesh nga dielli me shoshë?.

Andej nga vjen Ministri ynë i dashur, i cili nuk merr erë fare nga Siguria Publike, kësaj i thonë ?Hiqja Lenës dhe venja Prenës?. (Lena & Prena ishin dy motra nga babai dhe e ëma, që ngjasonon si dy pika uji)

Këtë shtet të kapur për fyti nga krimi, nuk e shpëton dot as Jezusi, apo edhe Profetët e tjerë, aq me pak rrokada (transferimi) e titullarëve vendor te policisë të cilët nuk kanë asnjë faj sepse peshku qelbet nga koka thotë populli. /CNA.al

Lajmet e fundit nga