LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen detajet e grabitjes në Tiranë/ Pronarit i morën 60 mijë dollarë

29 Mars 2019, 09:12, Aktualitet CNA
Zbardhen detajet e grabitjes në Tiranë/ Pronarit i morën 60

Të tjera detaje kanë dalë në dritë ne lidhje me grabitjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën e ‘Barrikadave’ rreth orës 08:45 minuta.

Pasi hasën në rezistencën e pronarit të ‘Exchange’-it, Agron Shima 50-vjeç, autorët e kanë qëlluar me thikë në bark dhe me levë. Pasi e dhunuan, autorët i morën çantën, brenda së cilës sipas Report Tv, kishte 60 mijë dollarë.

Njëri nga dy autorët është prangosur nga efektivët e policisë rrugore, që kanë ndërhyrë me shpejtësi pasi konstatuan ngjarjen, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Ndërkohë grupi hetimor ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar motorin që përdorën autorët që ndoqën dhe sulmuan pronarin e pikës së këmbimit valutor dhe thikën me të cilën e goditën.

Lajmet e fundit nga