LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tryeza me mediat/ Endira Bushati “kryqëzon” Bashën

29 Mars 2019, 19:32, Aktualitet CNA
Tryeza me mediat/ Endira Bushati “kryqëzon” Bashën

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati në një postimm në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme nga Lulzim Basha me përfaqsues të medias.

Bushati ka kritikuar Bashën i cili sipas saj nuk tha asgjë të re ditën e sotme.

Sipas Bushatit, problemin kryesor të medias në shqipëri nuk e prek askush.

Më tej Bushati shkruan se në Kuvend PD-ja ka pasur komisionin e medias por nuk reagoi asnjëherë për shfuqizimin e nenit të 62 të ligjit të medias me ndërhyrje të pronarëve të Top Chanel dhe Tv Klan.

Postimi i plotë i Bushatit:

Përsëri…dhe asgjë të re!

Basha përsëri paska folur për lirinë e medias…e bëri dhe para 2-3 muajsh….

E lexova lajmin me vëmendje…

Asgjë e re!

Problemin kryesor, atë të medias të përqendruar në 2-3 duar, as nuk e prek fare….

Ka mbi 3 vjet që Gjykata Kushtetuese, nën lobimin e pronarëve të Klanit dhe Top Channel, shfuqizoi paragrafin e nenit 62 të ligjit të medias që ndalonte që një familje të kishte 100% të aksioneve në një licencë kombëtare….

Që, përsa kohë ishte në Kuvend, dhe PD kryesonte Komisionin e Medias, të ndërmerrte ndonjë amendim ligjor për këtë….as që bëhej fjalë….

Asnjë fjalë as për faktin që 4 nga 5 licencat kombëtare zotërohen nga aksionerët e Digitalbit, në kundërshtim me ligjin….

Asnjë fjalë për kompaninë fiktive ADTN që zotëron licencë kombëtare….ndër letra….se në fakt i përket Digitalbit….

Asnjë fjalë për AMAn, gjyqtarët që dhanë vendimet, prokurorët që mbyllen dosjet etj etj etj….

As dhe një fjalë!

Revolucioni vazhdon!

Lufta ndaj oligarkëve po e po!/CNA.al

Lajmet e fundit nga