Connect with Us

Raporti i DASH demaskon Ramën/ Shqipëria nën kthetrat e krimit

Aktualitet

Raporti i DASH demaskon Ramën/ Shqipëria nën kthetrat e krimit

Publikuar

-

ish deputeti kryqezon ramen

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me raportin e DASH, ku ndër të tjera theksohej se Shqipëria përveç vend burim kanabisi, gjithnjë e më shumë po bëhej edhe vend tranzit për drogat e forta.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se raporti i DASH demaskon shtetin e krimit, trafikut te droges dhe parave te pista te Edi Rames.

Sipas Vasilit, raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit demaskon qarte greminen ku ka futur vendin Edi Rama.

“Trekendeshi krim i organizuar,trafik droge dhe pastrim parash keto jane kornizat e qeverise se kriminalizuar te Edi Rames qe ka kapur shtetin.

Asnje shqiptar nuk pret më,qe ky armik i betuar i tyre te jete zgjidhja e tyre por vetem shkaterrim i perditshem i tyre.
Me Edi Ramen Shqiperia po shkon zi e me zi.”-shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë:

Raporti i DASH demaskon shtetin e krimit,trafikut te droges dhe parave te pista te Edi Rames.

Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit demaskon qarte greminen ku ka futur vendin Edi Rama.

Trekendeshi krim i organizuar,trafik droge dhe pastrim parash keto jane kornizat e qeverise se kriminalizuar te Edi Rames qe ka kapur shtetin.

Asnje shqiptar nuk pret më,qe ky armik i betuar i tyre te jete zgjidhja e tyre por vetem shkaterrim i perditshem i tyre.
Me Edi Ramen Shqiperia po shkon zi e me zi.

E gjithe narkoqeverisja me Shqiperi kalon nga nje hallke kriminale tek tjetra ku korrupsioni qeveritar dhe grabitja e miliarda euro nga qeveritaret eshte thelbi shkaterrimtar qe iidh te gjitha.

Te nderuar miq lexojeni ju vete cfare thote Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit dhe nxirni vete perfundimet tuaja per kete situate shperthyese dhe pa shprese ku ndodhet vendi me kete kryeminister.

LEXO EDHE:  Po përgatitet “dosja gjigante”/ Evidentohen policët që dhunuan protestuesit tek Teatri

Ja Raporti:

Në raport thuhet se “Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

Korrupsioni zyrtar, thuhet aty, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.

Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

Në pjesën e raportit për pastrimin e parave, Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

Në raport thuhet se ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.

Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, sipas raportit, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Shqipëria, thuhet në raport, shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.”

DASH: Shqipëria, bazë operacionesh për krimin e organizuar

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Këlliçi publikon videon që Veliaj nuk e shfaq/ Jemi drejt gropës

Publikuar

-

Nga

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka publikuar një video përmes të cilës nxjerr zbuluar bëmat e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Në video shihet qartë se për gjysmë ore te “Pallati me shigjeta” kaluan 12 betoniere! Këlliçi thekson se këto betoniere bllokojnë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shumë rrugë e rrugica.

Ai thotë se me foto nga Veliaj, jemi vendi më i gjelbëruar i Europës ndërsa në realitet jemi drejt gropës.

“Videot si kjo, Erion Veliaj nuk i shfaq!
Për gjysmë ore te “Pallati me shigjeta” kaluan 12 betoniere! Është vetëm një nga hyrjet në Tiranë.
1 betoniere ka një kapacitet maksimal 11 metër kub, ku vetëm 1 m³ ka 2400 Kg. Gjithsej 316,8 ton beton që derdhet në Tiranë në 30 minuta! Pa llogaritur hyrjet e betoniereve nga rr. Durrësit, rr. Dibrës, rr. Elbasanit, etj.
100 foto publikon Veliaj për një tek pemë që mbjell. Pemë që mbillen vetëm në parkun ekzistues të liqenit artificial. Këto betoniere bllokojnë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shumë rrugë e rrugica. Makina të tonazhit të rëndë që punojnë orar pa orar, që shkatërrojnë rrugë e shkaktojnë një ndotje akustike të tmerrshme për banorët e Tiranës. Rasti më i afërt për të cilin u njoftova nga banorët, ishte ai në rr. “Nikolla Lena”, ku nuk u vendos asnjë tabelë informuese që njoftonte banorët për bllokimin e rrugës.
Veliaj nuk i fotografon betonieret sepse i prishin imazhin e rremë të gjelbëruesit.
Kjo masakër urbane po e bën Tiranën të pajetueshme, po shkatërron trashëgiminë e saj ndërtimore e kulturore.
Po shqepin kodrat e gjelbëruara të Tiranës për të derdhur lumenj betoni.
Ku janë parqet e reja? Ku janë lulishtet? Ku i kaloni pasditet me fëmijët tuaj? Në kafenetë poshtë pallateve?
Me foto nga Veliaj, jemi vendi më i gjelbëruar i Europës. Në realitet jemi drejt gropes”, shkruan Këllici./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu zë ngushtë Bashën/ Kreu i PD nuk tregon asnjë emër oligarku

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive.

Dy ditë më parë Basha ka qenë i ftuar në “Opinion’ përballë një paneli gazetarësh. Gjatë intervistës, gazetarët pyetën Bashën për veprat e tij gjatë kohës kur qendronte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Teksa diskutohej për ndërtimin e shkollave të reja gjatë asaj kohe, analisti Lorenc Vangjeli i kërkoi Bashës emrin e një shkolle që ai ka inaguruar. Stafi i Bashës i çoi gazetari Blendi Fevziut emrin e shkollës “Ahmet Gashi” që e konfirmon dhe Basha por në fakt kjo ishte genjeshtra e rradhës.

Por si qendron e vërteta e inagurimit të kësaj shkollë?

Shkolla “Ahmet Gashi” nuk është ndërtuar e re ashtu siç Basha pretendon, por është bërë vetëm një rikonstruksion i saj nga ana e bashkisë.

Nuk ka asnjë shkollë të rindërtuar apo të ndërtuar nga Basha, por ka vetëm rikonstruksione me fonde qesharake dhe ajo që vlen të theksohet është se rikonstruksioni i kësaj shkolle zgjati tre vite.

LEXO EDHE:  “Nuk mund të jeni kukulla të partive”/ Meta: Koha për një shkundje të rinisë!

LEXO EDHE:  Po përgatitet “dosja gjigante”/ Evidentohen policët që dhunuan protestuesit tek Teatri

Për shkollën “Ahmet Gashi”, bashkia e Tiranës me në krye Bashën në atë kohë kishte planifikuar shuma qesharake për vitin 2014 shumën 11.006.652 lekë, për vitin 2015 shumën 8.000.000 lekë dhe për vitin 2016 shumën e 10.000.000 lekëve.

Pra Basha në atë kohë ka inaguarar vetëm rikonstruksionin e kësaj shkolle dhe jo ndërtimin e saj siç ai e shet paturpësusht nëpër emisionet televizive./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafiku i 613 kilogramëve drogë/ Arrestohet në Kurbin 25 vjeçari i shumëkërkuar

Publikuar

-

Nga

Vijon operacioni “Godull”.

Shkon në 3 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, nga shërbimet e Policisë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor “Godull “, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi: – B. Z., 25 vjeç, banues fshatin Shperdhet, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin mars 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ” Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  “Turp, turp, turp”/ Ish-ministri i përvishet Ramës

LEXO EDHE:  “Turp, turp, turp”/ Ish-ministri i përvishet Ramës

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit S. Z. dhe R. S. (të cilët janë ndaluar gjatë operacionit “Godull”, ), në mars 2020, në fshatin Godull, Kurbin, kanë tentuar të trafikojnë me gomone, 613 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE