LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat e opozitës/ Rama tallet keq me Lulin dhe Monën

29 Mars 2019, 16:35, Aktualitet CNA
Protestat e opozitës/ Rama tallet keq me Lulin dhe Monën

Kryeministri Edi Rama në turin e tij ?Bashkia që Duam? është ndalur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Në hapje të fjalës së tij Rama thumboi opozitën e cila sipas tij do të organizojë një protestë ditën e nesërme në qytetin  e Durrësit.

Rama i cilësoi protestuesit si turistë politikë të sponsorizuar nga agjensia e protestave e monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës.

?Kur erdha ktu më tha Gjushi që nesër këtu do të keni vizitorë nga Kamza, Vora, Kavaja , Shkodra dhe Vau i Dejës. Janë punonjësit e bashkive që të sponsorizuar nga agjensia e protestave e Monës dhe Lulit do të jenë nesër turistë politik në Durrës. Në fakt mirë bëjnë që vijnë me këtë rast ndryshojnë edhe destinacionin e turizmit se e kanë bërë çdo të enjte para Parlamentit dhe po patën sponsorizim më të madh një herë në muaj në Bulevard?,-tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga