LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një "vrasës" në ekran

29 Mars 2019, 10:24, Aktualitet CNA
Një "vrasës" në ekran

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ?Opinion? u shfaq “supermeni” i Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj. Njeriu që luftoi kundër socialistëve dhe sot lufton të jetë trashëgimtar i tyre.

Erion Veliaj në 2004 apo në 2005 luftonte kundër Fatos Nanos, që të rrëzonte socialistët nga pushteti. Ia arriti qëllimit. Më pas krijoi një parti dhe nuk mori asnjë mandat deputeti.

Më tej, u fut tek partia socialiste. U zgjodh deputet dhe u bë ministër. Më pas përfaqësues i socialistëve dhe kryebashkiaku i Tiranës, prej katër vitesh.

Mbrëmë ?vrasësi? u shfaq në ekran. Jo sepse është ?vrasësi? i socialistëve, sepse ndaj tyre luftoi. Tashmë ai është përfaqësues dhe ata mund ta pranojnë. Por sepse është njeriu përgjegjës për humbjen e jetës së një 17-vjeçari në Sharrë. Aty ku një adoleshent, punonte për bukën e gojës. Dhe ku? Në mes të plehrave, aty ku humbi jetën një adoleshent, që ende nuk kishte filluar të kuptonte se çfarë ishte jeta në të vërtetë. Një i ri, i cili kishte të ardhmen përpara, por e humbi duke kërkuar në plehra, duke punuar mes tyre.

Dhe sot, pas kaq kohësh, sërish i është mohuar vdekja e tij. Ardit Gjoklaj, 17-vjeçari i vrarë në Sharrë, sot është emri që akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj si ?vrasës?. Dhe jo një herë,  por dy herë.

Së pari, sepse e mohoi dhe së dyti sepse përdori prokurorinë dhe sistemin e drejtësisë për të mbuluar ngjarjen .

Është Erion Veliaj, përgjegjësi kryesor, i cili u fotografua me prokurorin e Tiranës, në atë kohë, Petrit Fusha, për të manipuluar dosjen me ushtarët e tij dhe Ardit Gjoklaj sot nuk do të quhet jeta e humbur në mjerimin e tij duke punuar mes plehrave në Sharrë, por i varë jashtë këtij landfilli, dhe më pas hedhur atje. Sepse ?krimin? Erion Veliaj do ta çojë deri në fund.

?Vrasësi? i shfaqur në ekran, kërkon që ta mohojë atë që ka ndodhur, ashtu siç u mundua ta fshihte, ashtu siç u hakmor ndaj gazetarëve që zbuluan dhe zbardhën të vërtetën.

Erion Veliaj kërkon që ta ?vrasë? për të tretën herë Ardit Gjoklajn. Pasi ai humbi jetën atje, pasi e mohuan, sot kërkojnë t?i mbyllin edhe dosjen hetimore, që mos të ketë asnjë gjurmë kundër Erion Veliajt.

?Vrasësi? sot është shaqur në ekran dhe flet për pemët e mbiella, apo punët që bën si kryetar bashkie.

Në fakt për këtë e kanë zgjedhur dhe mund ta votojnë e ta zgjedhin sërish, pikërisht që të mbjellë pemë, pikërisht që të pastrojë qytetin. Nuk e kanë zgjehdur që të firmosë kulla dhe as të vrasë njerëz dhe më pas t’i mbulojë ato.

E kanë zgjedhur të bëjë detyrën si kryebashkiak dhe mund ta zgjedhin sërish, por të paktën ?vrasësi? kur del në ekran ose duhet të pranojë krimin ose të paktën duhet të ketë minimumin e ndjesës publike ndaj asaj çfarë ka ndodhur. Ndaj humbjes së jetës së një adoleshenti 17-vjeçar.

Por, Veliaj është gjakftohtë në ?krimin? e tij. Ai nuk ndalet. Del e qesh në ekran dhe shpall fitoret, por nga pas i qëndron hija e 17-vjeçarit, të cilin e mohoi kur humbi jetën, i fshehu ngjarjen dhe sot po i mbyll dosjen për të thënë se është vrarë jashtë ambienteve, të cilat administroheshin nga Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.

Veliaj sot është ndoshta i vetmi kryebashkiak në botë, që pas fitoreve të tij ka edhe një ?vrasje?, humbjen e jetës së një 17-vjeçari./ CNA.al

Ndërtimi i kullave/ Veliaj përgënjeshtron veten

Foto-Premtoi bllokimin/ Kullat, suksesi më i madh i Erion Veliajt

“Vrasja” e Veliajt dhe heshtja e Ramës, Metës dhe Bashës

?Vrasësi? i veshur me Prada

Fundi i “Lali Erit”?/ Veliaj akuzohet për vrasje

Tre gjyqtarë të përfshirë në “vrasje”/ Skandal, Krimet e Rënda i amnistojnë

Mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt/ “Arratiset peshku i madh? 1 milionë dollarësh

Skandali me dosjen e ?Ardit Gjoklajt?/ Prokurori deklaron ?fajtor? viktimën

“Duart me gjakun” e Ardit Gjoklajt/ Si tenton Veliaj të mbulojë skandalet e tij?

?I mori jetën Ardit Gjoklajt?/ Studentët ?masakrojnë? Veliajn

Foto-Veliaj sulmon mediat/ CNA.al i përgjigjet  

Vendimi skandaloz për Gjoklajn/ Ilirjan Blloshmi “kryqëzon” gjyqtarët

Lajmet e fundit nga