Connect with Us

Nga Lutfi Dervishi/ Dhjetë fakte për lidhjen ruse të Lulzim Bashës

Aktualitet

Nga Lutfi Dervishi/ Dhjetë fakte për lidhjen ruse të Lulzim Bashës

Publikuar

-

Lutfi dervishi ndryshimet e Shqiperise

Hapja e protestave të opozitës me muzikën e filmit “Skënderbeu” – një prodhim rus siç u vu re me të drejtë në Parlament nga ministrat e qeverisë – nuk është rast i veçuar: lidhjet me Rusinë shkojnë më thellë dhe “Rusia collusion” në Shqipëri nuk ka nevojë për një prokuror si Robert Muller për ta provuar.

Vetëm gjatë javës së fundit, me fakte dhe prova, me zë dhe me figurë, është dëshmuar sheshit “lidhja ruse”.

Duke ndjekur parimin “të fshihemi në vendin më të dukshëm”, Basha gjithë aktivitetin e tij pro rus e ka bërë në shesh, para Kryeministrisë, para Parlamentit dhe para godinës së Ministrisë së Brendshme.

  1. Aktori që ka luajtur filmin “Skënderbeu” është rus. Filmi është prodhim rus dhe autoritetet po hetojnë për të parë se çfarë mesazhesh po përpiqet t’i përcjellë Moskës, Lulzim Basha.
  2. Një tjetër sinjal i deshifruar, por jo plotësisht, mbetet deviza e shpallur e opozitës: “Asnjë hap pas”. Me djegien e mandateve është e qartë se nuk ka më hapa pas, por ky urdhër është dhënë nga Stalini në Luftën e Dytë Botërore, në dimrin e 1941-shit. Sinjali këtu është më i qartë: Opozita po i thotë Moskës se nuk do të ketë asnjë hap pas. Tani gjithë përpjekjet janë për të gjetur shtigje të pashkelura për të ecur përpara.
  3. Kryetari i opozitës – dhe jo vetëm ai – ditët e fundit i kanë mëshuar shumë togfjalëshit “krim dhe ndëshkim”. Mediat këtu e kanë interpretuar si kryqëzatë ndaj abuzuesve të pasurisë publike me në krye oligarkët vendas. Por këtu zbulohet që lidhja me rusët është më e thellë, ajo daton në vitin 1866, vit kur autori rus Fjodor Dostojevski shkroi romanin e famshëm “Krim dhe ndëshkim”. Ka dyshime të bazuara që lidhja është më e thellë, sepse Basha po përdor dendur fjalën “luftë” dhe më rrallë fjalën “paqe”.

“Nuk ka më paqe!” – kërcënon ai. “Luftë kërkoni, luftë do të keni”.

Analiza na çon te viti 1860, pikërisht te Leo Tolstoi, që shkroi romanin “Lufta dhe paqja” në kohën e luftërave napoloneike. Po shihet mundësia për të hetuar edhe lidhjen me shërbimet franceze. Analistët janë të ndarë për këtë referim: një pjesë përqendrohen te mesazhi i filozofisë së mbijetesës te “Lufta dhe paqja” dhe një pjesë tjetër te fakti që ngjarjet në këtë libër shtrihen në 50 vjet!

  1. Ditën që u realizua çerekrrethimi i 7-të i Parlamentit është faktuar se në restorantin XXX3, Lulzim Basha ka porositur gjatë drekës së vonë sallatë ruse dhe për ta çuar provokimin deri në fund, kur kamerieri ka pyetur për pije, ai me një buzëqeshje tinëzare ka thënë: Vodka!
LEXO EDHE:  A e duan Bashën demokratët?/Avokati tregon të vërtetën përmes videos

Ndërsa fliste për të ndjerin Ali Mema, ikonë e futbollit të Shqipërisë, Basha është dëgjuar të thotë se Rusia ka skuadër të mirë futbolli. Ky duhet të jetë një kod i fshehtë, sepse dihet botërisht që as rusët nuk kanë ekip të mirë futbolli dhe as Basha nuk është në gjendje të thotë dallimin mes një loje futbolli me dy porta dhe një loje futbolli me një portë.

  1. Në çdo fjalim para protestuesve, Basha i ka bërë thirrje popullit të bashkohet rreth PD-së dhe u ka dhënë porosi kryetarëve të degëve për të punuar për Shqipërinë e Bashkuar… një referim i qartë si kristali për partinë e presidentit rus Putin – “Rusia e Bashkuar” (Jedinaja Rossija).
  2. Basha ka krahasuar kryeministrin Rama me Maduron e Venezuelës. Rusët kanë dërguar trupa speciale për të mbrojtur Maduron. Referimi te Maduro po analizohet për të parë mos ka ndonjë ide të ngjashme edhe në opozitën e Tiranës.
  3. Është provuar që Rusia ndërhyrjen më efikase e ka te procesi zgjedhor. Padurimi i Bashës për të pritur zgjedhjet e 2021-shit dhe kërkesa për zgjedhje të parakohshme është avancim i objektivave ruse në rajon.
  4. Shqiptarët dihet që janë populli më proamerikan në botë. Antiamerikanizmi është politikë ruse. Disa qëndrime të opozitës kundër ambasadës në Tiranë dhe lobimi për të mos emëruar ambasadoren në Senatin Amerikan janë jo vetëm sinjale, por vepra konkrete në favor të politikës ruse.
  5. Rusia nuk dëshiron zgjerimin e BE-së. Me djegien e mandateve, opozita po kontribuon që Shqipëria të mos hapë negociatat në qershor me Brukselin. Nuk duhet harruar që “Russia Today” ka marrë një intervistë të Bashës, dhënë agjencisë amerikane AP.
  6. Nuk është i rastësishëm caktimi i datës 13 prill për protestën popullore. Ky është një sinjal sinkronizimi me Moskën. Data 13 nuk është vetëm simbolike. Dihet që Rusia është i vetmi vend në botë që ka 13 zona orare. Nëse më datë 13, protesta do të njoftohet për në orën 13:00, nuk ka më asnjë dyshim për “lidhjen ruse”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Kunati i Bashës dyshohet për evazion fiskal/ Balla mesazh të fortë Ahmetajt

LEXO EDHE:  "Buzëqeshje" në Çadrën e Lirisë!/Mesazhi i Bashës pas vendimit të Ramës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA shuplake Bashës/ Kush sfidon rezultatet të presë Gjykatën Kushtetuese

LEXO EDHE:  “Rebelimi” i Majkos/ Zbardhet mesazhi për Bashën dhe Ramën

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: