LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Më kanë sharë me çdo gjë të mundshme"/Këngëtarja shqiptare "shpërthen" ndaj komentuesve

29 Mars 2019, 11:53, Lifestyle CNA
"Më kanë sharë me çdo gjë të

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është shumë aktive në rrjete sociale por në një deklaratë të fundit ka treguar se po i përjeton keq talljet që i bëjnë ndjekësit prandaj ka vendosur ta mbyllë Instagramin.

“Më kanë sharë me çdo gjë të mundshme. Ndjej se kjo gjë ndodh çdo ditë online. Më ndodh mua, i ndodh të tjerëve. Gjatë gjithë kohës më shkruajnë: ‘Dukesh e tmerrshme, je shumë kot, pse e veshe këtë pse e veshe atë’, gjëra që nuk do i thonin në jetën reale”, u shpreh Rita.

Këngëtarja tha se gjatë pushimeve nuk qëndron në rrjete sociale dhe këshilloi që edhe njerëzit e tjerë të veprojnë kështu.

“Nëse kjo është ajo që do, është zgjedhja jote personale. Unë do largohem nga rrjetet sociale gjatë pushimeve që të qetësohem më shumë”, u shpreh Rita.

Lajmet e fundit nga