Connect with Us

Kush janë më të pista, 50 euro për një votë, apo 1 milion euro një foto?

Aktualitet

Kush janë më të pista, 50 euro për një votë, apo 1 milion euro një foto?

Publikuar

-

Nga Kreshnik Spahiu

– Pas sagës 2 mujore të protestave, çdo kush e ka harruar kauzën fillestare si dhe arsyen pse e filluan “Revolucionin” që do sillte ndryshimin.

Jo se PD dhe LSI duan të harrojnë kauzën, por sepse skandalet mbivendosën njëra-tjetrën dhe amerikanët iu përgjigjën Lulzim Bashës flak për flak me të njëjtën monedhë akuzave te ngritura nga opozita e bashkuar.

Tanimë totalisht i pabesueshëm për ndërkombëtarët, Lulzim Basha kaloi kufijtë e besëprerjes përtej oqeanit Atlantik. Ai prishi premtimim dhe marrveshjen që kishte me departamentin amerikan të shtetit që nga muaji Maj 2017, kur ai nënshkroi se do njihte çdo rezultat zgjedhjesh në saj të marrëveshjes që i dha gjysmën e qeverisë, pra qeverinë teknike që të kontrrollonte policinë, drejtësinë dhe sistemin zgjedhor!

Sot, dy vite më pas amerikanët u ndjenë të prerë në besë nga Lulzim Basha i cili e ka bërë zakon të tradhtoj çdo partneritet, jo se është mashtrues i lindur por se timonin e partisë de facto e ka Sali Berisha dhe e nxjerr bllof Bashën në çdo marrëveshje apo pakt.

Një mëngjes Janari, Luli u zgjua në zyrën e Berishës dhe mori urdhërin e djegies së mandateve, por për këtë aksion vetë-vrasës duhej një kauz apo alibi për tu justifikuar në oponionin brenda dhe jashtë vendit.

Në Tiranë nuk gjetën asnjë arsye se pse kishin humbur me 300.000 vota dhe filluan të kërkonin nëpër provinca e fshatra.

Rastësisht zbulojnë disa kaseta përgjimi të Kryetarit të Bashkisë Durrës që si çdo kryetar Bashkie sot, kanë miq e shok të fortët dhe halabakët e “fshatit”.

Pa u zgjatur dhe pa futur në detaje, u gjetën përgjime që dy ish të burgosur u kishin dhënë lekë dy familjeve për vota.  Nuk po merrem me detaji. E shifrës 50 apo 100 euro, pasi ende nuk dihet sa është shuma e shpenzuar dhe numri i votave të blera por që të jem i paanshëm në këtë analizë po i bëj qefin demokratve dhe po supozoj që bandat e Dakos blen 1 milion euro vota….

Me këtë dosje Lulzim Basha trokiti në dyert e ambasadës amerikane dhe të BE duke uluritur që paratë e krimit kanë manipuluar zgjedhjet!

Në këtë moment amerikanēt e panë të habitur moralistin Lulzim Basha dhe i thanë: “Ore djal i mirë 1 milion euro nuk ndryshojnë rezultatin 72% PS me 28%PD sepse është një diferencë prej 400.000 votash. Nuk mund të akuzosh që gjysma e popullit shqiptar qenka blerë me para”, së dyti policinë, drejtësinë dhe komisionet e zgjedhjeve i komandonin teknikët e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 2017.

LEXO EDHE:  Foto-Korça në ditë normale/ Qytetarët vërshojnë nëpër rrugë pa masa mbrojtëse

Me fletën e refuzimit në xhep nga ndërkombëtarët, Lulzim Basha kthehet te Berisha, të cilit sapo u ishte refuzuar familjarisht viza amerikane, e ishte në panik se amerikanët po përgatisin SPAK për hapje dosjesh.

I zënë ngusht në këtë situatë  Sali Berisha reagoi fort dhe mori vendimin radikal të djegies së mandateve si kundërpērgjigje ndaj diplomacisë amerikane për ti treguar se nëse avancojnë, ai ka aq njerëz sa mund të destabilizoj Shqipërinë.

Më pas organizuan protestën e 17 Shkurtit ku tentuan të hynin në kryeministri dhe shkaktonin konflikt.

Amerikanve nuk u ngeli armë tjetër, por të nesërmen nxorën menjëherë faturat 1.175.000 USD të Lulzim Bashës që kishte paguar në Washington.

Nga ajo ditë përgjimet e Vangjush Dakos u harruan për disa arsye:

1- Juridikisht përdorimi i 1 milion eurove pa u deklaruar në zgjedhje quhet krim pavarësisht se ku i përdor në Durrës apo Washington

2- Burimet e parave në këto raste konsiderohen të paligjshme pavarësisht se kush ti jep, një rus, një durrsak, një biznesmen, një kriminel apo i ke nga tenderat që ke vjedhur në të shkuarën.

3- Manipulim zgjedhjesh quhet si të japësh një thes miell për votë, 50 euro një katundari për votën familjare, ashtu dhe 1.175.000 USD Trumpit për një foto që mashtrosh miletin në fushatë! Kjo vlen qoftë për Bashën apo Edi Ramën.

4- Krim quhet kur 1 milion euro i konsideron si 10 euro dhe shtiresh sikur nuk mban mend burimin kush ti ka dhënë, kushdo qoftë ai, ish i burgosur apo oligark, band shqiptare apo ruse, biznesmen nga Shijaku apo nga Moska.

Kur je në opozitë është me e rëndë të shpenzosh 1 milion euro lobim se kur je në pushtet, se konsiderohesh që ske aspak burime mbësntetëse.

Për të gjitha këto nuk kishte si amerikanët të pranonin kauzën sublime të vjedhjes së votës të ngritur nga vetë hajduti.

Jo, Lulzim Basha e ka moralin zero që ti prij një revolucioni për mbrojtjen e votës së lirë sepse 1 milion eurot që ai donte të blinte “simpatinë” e Washingtonit janë po aq të pista sa 50 eurot që Vangjush Dako ju shpërndau disa fshatarve të varfër.

Çudirat shqiptare vazhdojnë sepse 50 euro quhet krim dhe korrupsion, ndërsa 1 milion euro ende konsiderohen “qokë” apo dhuratë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritur një marrëveshje për paketën ligjore prej 1.2 trilionë dollarësh për infrastrukturën. Senatori republikan Rob Portman u tha gazetarëve të mërkurën se është rënë dakort për komponentët kryesorë të projektligjit.

Pas muajsh të tërë bisedimesh, kjo mund të hapë tashmë rrugën që legjislacioni të vazhdojë procesin e shqyrtimit në Senat. Madje kreu i shumicës, Senatori Chuck Schumer, tha se një votim procedurial për këtë projektligj dypartiak mund të zhvillohet që të mërkurën.

“Senatorët vazhdojnë të arrijnë progres”, tha Senatori demokrat Schumer në një fjalim në sallën e Senatit.

Senatorja republikane Susan Collins, megjithatë, paralajmëroi se disa detaje ishin ende duke u finalizuar.

Një tjetër senatore republikane, Lisa Murkowski, u tha gazetarëve se, “Unë mendoj se ekziston një vullnet i konsiderueshëm nga të dy kahët politikë që duan të arrijnë tek një paketë për infrastrukturën”.

Ajo shtoi se senatorët do të informohen për propozimin që po negociohet “gjatë orëve të ardhshme”.

LEXO EDHE:  Mjekët u dhurojnë pacientëve me COVID simbolin e Pashkës/ Manastirliu: Jeta do triumfojë

LEXO EDHE:  Fotot çmendurisht të pahijshme dhe qesharake që janë bërë për dasma

Votimi procedurial thjesht do të kufizonte debatin kur Senati të fillojë të marrë në konsideratë projekt-ligjin dypartiak për investime në infrastrukturë që mendohet të jetë në shumën e rreth 1.2 trilionë dollarëve.

Më 21 korrik, republikanët e bllokuan një veprim të tillë, duke u ankuar se projekt-ligji nuk ishte shkruar ende.

Demokratët shpresojnë të kalojnë këtë muaj, ose në fillim të muajit tjetër, projektligjin për të cilin do të jetë rënë dakord në negociatat dypartiake.

Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e pengesave për demokratët, të cilët duan të fillojnë punën për një tjetër projektligj me një buxhet prej rreth 3.5 trilionë dollarësh, të cilin republikanët zotohen se do ta kundërshtojnë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Publikuar

-

Nga

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa iu nënshtruar masës së karantinës nga java e ardhshme, kanë thënë zyrtarët britanikë të mërkurën.

Qeveria britanike ka thënë se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës së miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, do të mund të mund të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.

LEXO EDHE:  FOTO LAJM/ Kupton tatimor edhe për byrekun

LEXO EDHE:  Ish e dashura e Christiano Ronaldos u heq mendjen të gjithë meshkujve

Qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë vendimin e njëjtë.

Irlanda Veriore, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim të ngjashëm.

Aktualisht, vetëm personat që janë vaksinuar në Britani, mund të mos i nënshtrohen masës së karantinës.

Megjithatë, ekziston një përjashtim në vendim: Franca, të cilën Mbretëria e Bashkuar e konsideron me rrezik të lartë, për shkak të prezencës të variantit Beta.

Vizitorët nga Franca do të vazhdojnë të përballen me masë të karantinës./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  Mjekët u dhurojnë pacientëve me COVID simbolin e Pashkës/ Manastirliu: Jeta do triumfojë

LEXO EDHE:  Dështimi i Veliajt/ Tirana në kaos

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE