LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri i Ramës i nxjerr “bojën” qeverisë/ Numëron ngjarjet historike që firmosi Berisha

29 Mars 2019, 09:18, Aktualitet CNA
Ish-ministri i Ramës i nxjerr “bojën” qeverisë/

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me spotin publicitar, që qeveria ka përgatitur për 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani akuzon qeverinë se po mohon historinë, gjë e cila sipas tij është e turpshme.

Për më tepër, ai rikthehet pas në kohë dhe iu kujton shqiptarëve se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, liberalizimi i vizave, anëtarësimin në Këshillin e Europës dhe hapjen e bisedimeve te para për anëtarësim i ka firmosur Sali Berisha.

Postimi i Manjanit:

Kujtesë:

Prej vitesh, në shtëpi ndjekim rregullin që lajme dhe emisione politike nuk i shohim. Për çështje të higjenës mendore e ndjekim me besnikëri.

E shkel unë ndonjëherë vjedhurazi, por në tërësi e ruajmë këtë rregull. Interneti dhe NETFLIX janë më me variacion.

Sot po shihnim pa zë Aldon, kur doli një spot publicitar që përpiqej të na kujtonte anëtarësimin në NATO.

Nga spoti kuptohej që jemi në NATO falë Olta Xhaçkës dhe Edi Ramës. Të tjerë nuk kishte.

Sa turp! Mohojnë edhe historinë e sotme le më trashëgiminë historike!

Meqë ra fjala, për të freskuar memorien e 30 viteve të fundit, kujtoj se:

Edi Rama ka firmosur vetëm për koncensione e PPP. Ëndërron të firmosë një gjë të madhe, ndaj firmos për kulla të larta…

Kjo është historia, na pëlqen apo jo!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga