LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fatmir Mediu: Reforma në drejtësi me 10 standarte

29 Mars 2019, 19:22, Aktualitet CNA
Fatmir Mediu: Reforma në drejtësi me 10 standarte

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në emisionin ?Provokacija?, ka komentuar edhe procesin e vettingut.

Sipas tij, nuk janë respektuar afatet ligjore të interpretimit të vettingut, ndërkohë që Prokurorja e përkohëshme nuk po heton çështjet kriminale më të rëndëshishme politke.

?Reforma në drejtësi bazohet në dy kolona, vetingun dhe nga ana tjetër ndërtimin e institucioneve…

Ka pasur afate ligjore të interpretimit të vetingut që nuk janë respektuar asnjëherë, reforma në drejtësi ka 10 standarte.

Edi Rama tërësisht kundër kushtetutës zgjodhi prokuroren  e përkohëshme, e cila nuk heton çështjet kriminale më të rëndësishme politike, siç janë dosjet e përgjimit.

Qëndrimin i fundit të kryetarit të Komisionit të Venecias është shumë i ashpër me realitetin që është në Shqipëri.

Një që ka punuar për një kohë të gjatë nuk justifikon dot 5 mijë dollarë dhe një që ka shumë pak kohë që po punon dhe nuk justifikon 100 mijë dollarë?,- tha Mediu. /CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga