Connect with Us

E duan shumë nga ekipet e mëdha/ Braziliani i Juventusit do të largohet në verë

Aktualitet

E duan shumë nga ekipet e mëdha/ Braziliani i Juventusit do të largohet në verë

Publikuar

-

Douglas Costa projektohet gjithnjë e më larg klubit torinez të Juventusit, me lojtarin brazilian që ashtu siç shkruajnë mediat italiane dhe jo vetëm ngjall interesin e disa klubeve prestigjoze, mes të cilëve edhe kampionët e Francës të Paris Saint Germain, Manceshter United dhe City nga Premier League por edhe brenda kufijve të Serisë A është Interi që vlerëson shërbimet e lojtarit.

Gjithsesi, kontaktet mes mesfushorit 28-vjeçar dhe klubit të Naser Al Khelaifit mësohet se kanë qenë të intensifikuara kohët e fundit çka hap një pistë të re për destinacionin e tij të rradhës. Drejtuesit klubit parizien janë duke përpiluar tanimë ofertën me të cilën do të dalin së shpejti për të, me kampionët e Francës që duket se qëndrojnë në pole-position për shërbimet e Douglas Costas.

Por duhet thënë se Djajtë e Kuq kanë dhe ata asetet e tyre nën mëngë ende për të luajtur gjatë sesionit veror të merkatos, për të mos harruar Interin me Bepe Marottën që e njeh shumë mirë lojtarin për të cilin Juventusi i pagoi Bayernit shifrën e 46 milionë eurove.

Skuadra nga Milano gjithashtu ka nisur të shfaqë hapur interesimin për të, por me prepotencën financaire të gjigandëve të ligës së pare franceze mendohet se Parisi është destiancioni më probabël për brazilianin e “Zonjës së Vjetër”. /CNA.al

Aktualitet

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare/ Zbardhet axhenda

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama tek selia e PS

Ditën e sotme, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare.

Asambleja pritet të mblidhet në orën 16:00, ndërsa punimet do të çelen nga kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së.  Në rendin e ditës është edhe analiza mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Po ashtu mësohet se në axhendë është përfshirë edhe shqyrtimi dhe miratimi i projekt vendimit për organizmin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në parti.

Shqyrtimi dhe miratimi i projekt vendimit për “Zgjedhjet e reja të përgjithshme në Parti”.

“Mbështetur në statusin e PS, neni 41, pika 5, Sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i AK, njofton mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

  1. Fjala e kryterit të PS, Edi Rama
  2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019:
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Për zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatët e kongresit, kryetarët e partisë, kryetarët e KS, të N.A dhe kryetarët e OS.
  6. Të ndryshme”-thuhet në njoftimin e PS./ CNA.al
LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dështimi i Reformës në Drejtësi/ Si u zhvatën miliona euro dhe dollarë

Publikuar

-

Nga

Reforma në drejtësi

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar si një dështim Reformën në Drejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan dhjetra milion euro dhe dollarë nga BE dhe SHBA vazhdojnë, ecin dhe derdhen për një reformë që s’ecen.

“Nga Great Success tek Big Failure, dhe Reforma qe s’ecën, ndersa miliona euro dhe dollare qe ecin ?!

Qe reforma ne drejtesi ka tre vjet qe kapet nga qeveria dhe qe s’ecen, kete e shohin dhe e kuptojne te gjithe, bile kjo nuk do edhe ndonje zgjuarsi te madhe se eshte kaq e qarte.

Por se si dhjetra milion euro dhe dollare nga BE dhe SHBA vazhdojne,ecin dhe derdhen per nje reforme qe s’ecen dhe eshte kapur nga qeveria, kete nuk e kupton njeri……”-shkruan ndër të tjera Petrit Vasili.

Postimi i plotë:

Nga Great Success tek Big Failure, dhe Reforma qe s’ecën, ndersa miliona euro dhe dollare qe ecin ?!

Qe reforma ne drejtesi ka tre vjet qe kapet nga qeveria dhe qe s’ecen, kete e shohin dhe e kuptojne te gjithe, bile kjo nuk do edhe ndonje zgjuarsi te madhe se eshte kaq e qarte.

Por se si dhjetra milion euro dhe dollare nga BE dhe SHBA vazhdojne,ecin dhe derdhen per nje reforme qe s’ecen dhe eshte kapur nga qeveria, kete nuk e kupton njeri……

Nuk e kupton njeri po e them per miresjellje,sepse te gjithe e kuptojne qe çke me ate pune, duke filluar nga shqiptaret te paret, sepse nga qe e kuptojne shume mire, afer 90% e tyre i refuzuan votimet rilindase te 30 qershorit dhe ” sukseset” e kleptoqeverise megjithe “suksesin madheshtor” te reformes ne drejtesi brenda,qe i la pa gjykata dhe ku drejtesine e kapi qeveria.

Reforma sukses i madh ose “Great Success” thone me gojen plot.

Po pse nuk e kuptojne Europianet kete “suksesin e madh” xhanëm dhe vazhdojne e nuk na i hapin negociatat per anetaresim ne BE per vite me radhe.

Po pse investitoret nuk e kuptojne “suksesin e madh” dhe vetem ikin e ikin nga Shqiperia dhe shkojne ne Maqedoni,Kosove e Mal te Zi dhe nuk vjen asnje investitor i rendesishem ne Shqiperi.

Po pse shqiptaret nuk e kuptojne “suksesin e madh” dhe ikin me mijra e mijra nga Shqiperia,me qe thone se reforma u be per popullin shqiptar.

Po pse nuk e kupton kete “sukses te madh,” Departamenti Amerikan i Shtetit ,qe na e thote troç ne Raportet e tij se Shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne Europe,qe krimi eshte kembe kryq edhe ne mes te Tiranes,qe Shqiperia eshte baze e krimit te organizuar per Europen,SHBA,Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme,qe Shqiperia eshte shnderruar ne nje lavatrice gjigande parash te pista.

Po pse nuk e kupton kete “”sukses te madh” Komisioni Europian qe na tregon me gisht katastrofen ekonomike ku po bie Shqiperia per shkak miliardave te koncesioneve hajduterore,qe kane rrembyer 45 % te GDP se Shqiperise.

Reformen si “sukses te madh” e kupton vetem Rama dhe qeveria se grabisin miliarda sic duan dhe nuk i hyn gjemb ne kembe pasi fale reformes kapen drejtesine.

Reformen si “sukses te madh” e kuptojne te gjithe ata qe i bejne rrush e kumbulla dhjetra milion eurot dhe dollaret e Europes dhe Amerikes,mbushin xhepat dhe ne fund do te thone: “reformen e beme,por eshte e padukshme ndaj nuk e shikoni”.

Reformen e kupton si “sukses te madh” vetem krimi dhe korrupsioni,qe jane me rehat se kurre sepse nuk ndeshkohen, ndaj edhe vetem rriten e zmadhohen dhe kane kapur per fyti Shqiperine.

Mire ne na thone: hajeni me zor reformen ne drejtesi si “Great Success”,
po atyre, qe i paguajne dhjetra milion eurot dhe dollaret dhe qe e dine shume mire cfare eshte drejtesi e barabarte per te gjithe qytetaret dhe nuk e hane per sukses kete “Big Failure” si do t’ja bejne,cfare do tu thone,si do ti genjejne,se minareja e deshtimit nuk futet ne xhep ????/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shtypi i ditës, 23 korrik 2019

Publikuar

-

Nga

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 23 korrik 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Milot-Balldren, kosto rritet me 44 milion euro”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Meta: Negociatat? Duhen zgjedhje të ndershme”.

“MAPO” hapet me titullin “Nga Teatri tek Astiri, qeveria nuk ndalet në kursin e saj”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Reforma në Drejtësi, palët mbeten të ndara edhe tre vite pas”.

“Shekulli” ka si titull kryesor “Milot-Balldren, kosto e rrugës mund të shkojë 300 milion euro”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Shembja e Teatrit Kombëtar, mobilizohen artistët”.

“RD” ka si titull kryesor “Protestat nuk ndalen. Qytetarët mbrojnë Teatrin, përplasje te Unaza e re”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Plani: Kthim i parave të grabitura”.

LEXO TE PLOTE