LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë/ Dy të rinj me urgjencë drejt spitalit

29 Mars 2019, 14:28, Aktualitet CNA
Aksident i rëndë/ Dy të rinj me urgjencë drejt spitalit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, në vendin e quajtur Kodër Marlekaj.

Mësohet se një automjet, në të cilin udhëtonin dy të rinj, përkatësisht 16 dhe 19 vjeç, është përplasur me një pemë.

Si pasojë dy të rinjtë janë plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Dyshohet se automjeti drejtohej nga njëri prej të rinjve.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga