LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A lindin meshkujt të ndryshëm nga femrat? Zbulohet studimi i fundit

29 Mars 2019, 10:53, Kuriozitete CNA

Një skuadër me në krye Moriah Thomason nga Universiteti i New York, skanoi trurin e 118 fetuesve në gjysmën e dytë të shtatëzanisë. Kërkuesit panë ndryshime në mënyrën se si regjione të ndryshme të trurit lidhen me njëra-tjetrën, por gjithsesi jo të gjithë janë të bindur për këtë.Sipas studiuesve këto ndryshime luajnë rolin e tyre në ndryshimet mes meshkujve dhe femrave: ?Ka studime të tjera që ndryshimi i  ?kulturave? të trurit mes sekseve ndodh që në ditën e parë, që në momentin që fillon të krijohet. Tani mund të themi që është e sigurtë që të paktën ndryshimet nisin që në mitër.?

Thomason u shpreh: ?Meshkujt janë më të prekshëm nga influencat mjedisore se sa bebet femra. Më parë kemi vënë re që turi i femrave para lindjes është më i qëndrueshëm, pra më i lidhur me funksionet që do të ketë në të ardhmen. Është gati sikur truri i vajzave është më i pregatitur për jetën që e pret?. Nga ana tjetër duket sikur fakti që truri i meshkujve është më i prekshëm dhe mund të programohet më lehtë, pra mund të pësojë ndryshime.?

 

Gjithsesi shkencëtarë të tjerë thonë se ky studim është i bërë sipas një axhende. Gina Rippon, profesoreshë në Universitetin e Aston thotë: ?Ata kanë fakte shumë interesante dhe të dhëna të mira por i kanë bërë një trajtim të keq. Është një studim i bërë sipas një axhende që kërkon patjetër të gjëjë ndryshime mes meshkujve dhe femrave. Prandaj përfundimet ku kanë dalë mund të jenë të gabuara.?

Lajmet e fundit nga