Connect with Us

“10 vite në NATO”/ Meta: Aleanca përballet me sfida të reja 

Aktualitet

“10 vite në NATO”/ Meta: Aleanca përballet me sfida të reja 

Publikuar

-

Shqipëria feston sot 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO, ndërsa në kryeqytetin shqiptar ndodhen përfaqësues të 29 vendeve anëtare.

Në sheshin “Nënë Tereza” janë zhvilluar sot aktivitete të ndryshme, parakalime të mbi 2500 ushtarakëve, mbi 100 mjete ushtarake dhe helikopterë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe presidenti Meta, i cili në fjalën e tij thekoi se Shqipëria do të vijojë që të kontribuojë  në të gjitha misionet.

LEXO EDHE:  Andrea Stefani godet fort/ Edhe bar do hamë, Rama-Meta mos prishen për inat të Saliut

Më tej, ai shtoi se bota po përballet me sfida të reja. “Rritja e buxhetit në vitet në vijim të mbetet përparësi për t’iu përgjigjur rreziqeve të reja. Terrorizmi, kriza e refugjatëve dhe sulmet kibernetike janë sfidat e reja. Shqipëria është e gatshme për t’iu përgjigjur sfidave të reja krah aleancës” tha kreu i shtetit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kanë lidhur besën të më heqin qafe”/ Rama i shqetësuar: Partitë janë bërë të gjitha bashkë kundër PS

Publikuar

-

Nga

“Kanë lidhur besën të më heqin qafe”/ Rama i shqetësuar: Partitë janë bërë të gjitha bashkë kundër PS

Partia Socialiste beson se pas 25 prillit do të formojë e vetëm qeverinë e re. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një interviste me gazetarin Neritan Sejamini në emisionin “Me pak fjalë” në Euronews Albania.

“Të jemi realistë. Kemi përballë një konglomerat forcash dhe partish, të cilat i lidh bashkë një betim: Të heqim qafe Edi Ramën. Është shumë e thjeshtë. Unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër përveçse ne të krijojmë një shumicë të mjaftueshme për të qeverisur dhe për të vazhduar gjërat që duhet të bëjmë, shumë gjëra , të cilat u ngadalësuan për shkak të futjes në mes të tërmetit dhe pandemisë dhe shumë gjera të tjera që janë mundësuar tanimë mbi bazat që kemi vendosur”, tha ai.

Ai thekson se nuk sheh forca të ndërmjetme në këto zgjedhje, pasi sipas Ramës të gjitha partitë janë bërë bashkë për të larguar Partinë Socialiste nga qeveria.

LEXO EDHE:  Andrea Stefani godet fort/ Edhe bar do hamë, Rama-Meta mos prishen për inat të Saliut

LEXO EDHE:  Bindet edhe Meta/ Basha i shërben Ramës

“Është një hipotezë teorike dhe më duket jorealiste dhe është e kotë ta diskutojmë, sepse po ju them përsëri se ne jemi përballë një konglomerati, i cili është krijuar me oportunizmin e të qenit gjithë bashkë për të hequr Edi Ramën edhe për të larguar PS nga qeveria. Nuk ka forca të ndërmjetme, por janë forca që rrëmojnë në një drejtim. Unë nuk shoh forca të ndërmjetme”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pronarin e akuzoi si oligark/ Basha “zapton” kullën në mes të Tiranës

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha is caught lying/ Here is the truth of the Krraba tunnel in Tirana-Elbasan road

Partia Demokratike ka filluar zaptimin e kullave të ndërtuara në Tiranë për të shpalosur sloganin e Aleancës për Ndryshim – PD, slogan ky i vjedhur nga partia e Jozefina Topallit.

Slogani i PD-së “Bashkë për Ndryshim!” është shpalosur mbrëmjen e sotme në një prej ndërtesave përballë selisë blu.

Duket se Basha ka filluar të shfrytëzojë kullat që ndodhen në Tiranë për të bërë sa më shumë përshtypje para qytetarëve, teksa po afrohen zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ndonëse kreu i opozitës bërtet në media dhe ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe pronarit të kësaj kulle, duket se po bëhet palë dhe po “ia rëmben” këto kulla PS-së, duke i shfrytëzuar për interesat e tij.

LEXO EDHE:  Hapet rruga për shembjen e Teatrit/ Rrëzohet dekreti i Metës

LEXO EDHE:  Ktheu në Kuvend Buxhetin 2019/ Erjon Braçe akuza Metës

CNA.al ka mësuar se pavarësisht çfarë deklaron Basha në media, kunati i Lulit Erion Isufi ka në pronësi 20% të kësaj ndërtese.

Kreu i PD-së së bashku me kunatin kanë vazhduar të “kapin” “oligarkët” për të cilët nuk kanë lënë gjë pa thënë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama sqaron qëndrimin e kandidates Luljeta Bozo për diktaturën

Publikuar

-

Nga

Rama sqaron qëndrimin e kandidates Luljeta Bozo për diktaturën

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në emisionin “Me pak Fjalë” në Euronews Albania qëndrimin e tij në lidhje me diktaturën komuniste dhe debati që nxiti deklarata e kandidates për deputete Luljeta Bozo.

Rama i tha analistit Neritan Sejamini se është “antikomunist dhe antifashist”. Ai këmbënguli se në rastin e kandidates Bozo deklarata rreth vlerësimit si “me më shumë anë pozitive se sa negative” të diktaturës, ishte “e nxjerrë nga konteksti”.

“[…] mendoj se është nxjerrë jashtë kontekstit për arsye se zonja Luljeta [Bozo] po fliste për profesionalizmin, për profesionistët, shkencëtarët, shkencën e tjerë-e tjerë, dhe besoj që referenca e saj lidhej me këtë fakt, nuk lidhej me asnjë prirje për të amnistuar krimet e komunizmit, gjë të cilën ajo pastaj e tha shumë qartë edhe vetë që ‘nuk më shkon ndërmend që të mendoj se mund të amnistohen krimet e komunizmit’ – u shpreh Rama./euronews

LEXO TE PLOTE