LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet dokumenti/ TEC-i në Korçë nuk ndërtohet

28 Mars 2019, 16:24, Aktualitet CNA
Zbulohet dokumenti/ TEC-i në Korçë nuk ndërtohet

Ndërtimi i TEC-it në Korçë, si dhe debatet e kundërshtitë publike, tashmë, kanë një përgjigje zyrtare.

Pas qëndrimeve kritike e reagimeve të forta nga qytetarët dhe intelektualët korçarë,CNA.al  ka mundur të siguroje të plotë dokumentin e refuzimit të deklaratës mjedisore bërë nga Kompania e cila kërkonte ndërtimin e një TEC-i 500 MGW në Korçë.

Dokumenti ka shumë detaje teknike, që mbajnë firmën e drejtorit të përgjithshëm të AKM, Edison Konomi, dhe ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi.

Dokumenti me tre faqe konfirmon refuzimin e bërë për ndërtimin e TEC-it në Korçë.

Në faqen tre të dokumentit (pika e rrethuar me të kuqe), theksohet ?Referuar planvendosjes sipas Raportit Teknik, ky impiant ndodhet pranë qytetit të Korçës, që është dhe qëndra më e madhe e banuar dhe zhvilluar e rajonit jug-lindor të Shqipërisë?.

Pra kjo pikë e refuzimit përfundimisht përcakton qartë se afër Korçës nuk ka dhe nuk mund të ketë TEC, duke hedhur përfundimisht porshte projektin e GPP. Përtej cdo pike tjetër teknike duket se qartësohet saktësisht se ska për tu ndërtuar TEC afër Korçës.

Beteja kundër këtij TEC-i filloi disa javë më parë nga qytetarë dhe intelektualë korçarë të cilët kundërshtonin ndërtimin e tij. Ka pasur dhe zëra pro tij por në minorancë. Kryebashkiaku Sotiraq Filo kundërshtoi me dokumenta zyrtare ndërtimin e TEC-it në qytet duke vendosur disa pika, sic ishte ulja e ndotjes në qytet, ngrohjen me kosto të ulta për banorët dhe institucionet publike si dhe energji elektrike me cmim favorizues. Më tej pati edhe reagime nga opozita dhe konsultime publike  të cilat në fakt janë pas dokumentit të firmosur nga ministri.

Në fakt beteja e fituar kundër TEC-it në Korçë i takon qytetarëve dhe intelektualëvce korçarë çdo gjë tjetër ngelët thjesht flluskë politike./CNA.al

Sotiraq Filo letër ministrit Klosi/ Ndaleni ndërtimin e TEC-it ne Korce

Ekskluzive-Klosi hedh në kosh TEC-in e Korçës/ Nuk firmos ndikimin në mjedis

Blendi Klosi i përgjigjet kryebashkiakut Filo/ Jam kundër TEC-it, jam për Korçën turistike

Lajmet e fundit nga