LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama i quajti "kazan" e "kadrinj"/ Bushati: Nuk janë asgjë me ato që media i ka thënë...

28 Mars 2019, 21:07, Aktualitet CNA
Rama i quajti "kazan" e "kadrinj"/ Bushati: Nuk janë

Analisti Andi Bushati, i qenë i ftuar i përhershëm i emisionit ?Të paekspozuarit?, komentoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Kongresin e PS-së, nga ku i quajti analistët e gazetarët si derra, kadrinj, kazan e zuzarë.

Bushati tha se vetë mediat ia kanë lejuar Kryeministrit një sjellje të tillë duke qenë se ndër vite është sulmuar nga mediat për jetën e tij private.

Sipas tij Rama duhet gjykuar për atë që bën dhe jo për atë që thotë.

?Ka dy mënyra të pari. Me sinkronin që i kishit zgjedhur Ramës për të portretizuar atë që bën Rama unë nuk jam dakord. E dëgjova po e fus dhe veten aty, por çfarë na thotë Rama: “Derra, kazan..”, por nuk janë asgjë me ato që mediat i kanë thënë në vite: I çmendur, pervers, homoseksual, njeri që bën orgji, se nuk je babai i djalit tënd, sportist i dështuar, piktor i dështuar. Ai është në të drejtën e tij legjitime të flasë ashtu sepse në këtë mënyrë është sulmuar, ne i kemi dhënë shansin Edi Ramës që duke e sulmuar në këto pika, ka edhe nga ata që i kanë thënë përbën rrezik për jetët tona, i kemi dhënë shansin e madh të largohet nga problemet reale. Ai duhet matur me metrin e koncesioneve, korrupsionit, PPP, me metrin e Sandrit dhe të Vjollcës, me aktet që bën dhe jo me fjalorin që përdor. Të merremi ne sikur jemi viktima të Edi Ramës. Ai nuk është vrasës i lirisë së shtypit. Problemi im është se ne i bëjmë nder atij kur e projektojmë si rrezik më të madh se sa ai përbën. Edi Rama nuk është rrezik për gazetarët e 5 intelektualë por për 2 milion shqiptarë, hajde ti flasim shqiptarëve tani?,- tha Bushati. /CNA.al

Lajmet e fundit nga