Connect with Us

Protesta e 13 prillit me skenar rus?/ Pas lobimeve, zbulohet një tjetër skandal i Bashës

Aktualitet

Protesta e 13 prillit me skenar rus?/ Pas lobimeve, zbulohet një tjetër skandal i Bashës

Publikuar

-

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka thënë se duhet të forcohet ligji për financimin e partive politike.

Këtë deklaratë Balla e bëri duke iu referuar skandaleve të lobimeve të njëpasnjëshme ky dyshohet se është i përfshirë kreu i PD -së Lulzim Basha.

“Duhet të forcojmë edhe ligjin e financimit të partive.   Jemi përpara një akti të konfirmuar se për fatin e keq të shqiptarëve, sot dëshmohet që PD-ja të jetë peng i një financimi të dyshimtë me burim rus prej më shumë se një milion dollarësh. Ish – zv/ndihmësi i sekretarit amerikan të mbrojtjes tha dje qartë se kur opozita djeg mandatet, kjo është toka më pjellore që Rusia të ushqejë më shumë armiqësi në Ballkan”, ka thënë Balla.

Më tej ai ka hedhur dritë mbi skenarin e protestës së 13 Prillit.

“Nuk është rastësi që në të njëjtën datë zhvillohet protestë edhe në Shqipëri edhe në Serbi, madje sipas urdhërit po e spostojnë në darkë si atje.Nuk është e rastësishme që në 16 shkurt e 16 mars të ketë protestë në Podgoricë Tiranë e Beograd e më tej protesta e 13 prillit në Tiranë të bëhet pasdite.  Kështu del përpjekja jonë për një ligj shumë të mirë për financimin e partive politike. Do të sjellim një ligj për financimet”,  ka thënë Balla, duke hedhur dyshime se gjithçka po shkon sipas një skenari me bazë ruse.

LEXO EDHE:  "Fiks-Fare" paralajmëron skandalin e Ministrisë së Arsimit dhe të Infrastrukturës

Balla e ka përfunduar fjalimin e tij, me një thirrje Prokurorinë.

“Thirrja ime sot është për prokurorinë : Të vijojë punën me intensitet, të gjithë e dinë që ka një hetim edhe nga autoritet skoceze e për të cilat janë fajtor një kupolë drejtuese kriminale në PD. Basha sot është një huligan që merr guximin të godasë policinë e shtetit. Kushdo të jeni të sigurtë që do marrë ndëshkimin që i takon”, ka thënë Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Marrëdhëniet trasatlantike/ Sekretari Blinken në Paris

Publikuar

-

Nga

Marrëdhëniet trasatlantike/ Sekretari Blinken në Paris

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në Francë, ndalesa e tij e fundit e një turneu evropian, ku ai do të takohet sot me Presidentin Emmanuel Macron, pas takimeve kohët e fundit të Presidentit Joe Biden me aleatët në rajon për të zgjeruar marrëdhëniet transatlantike.

Gjatë këtij udhëtimi, Sekretari Blinken do të theksojë rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit transatlantik, përgjigjen tonë të përbashkët ndaj krizës shëndetësore, trajtimin e krizës së klimës dhe rëndësinë e forcës së partneritetit tonë afatgjatë“, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit.

Franca vazhdon të jetë “një partnere e palëkundur në luftën kundër terrorizmit“, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, duke shtuar se të dy vendet “bien dakord mbi nevojën për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për veprimtaritë e saj agresive dhe destabilizuese, përfshirë në Ukrainë“.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca bashkëpunojnë për çështje të tilla si “të drejtat e njeriut dhe korrupsionin” për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Republikës Popullore të Kinës për të “shkatërruar vlerat dhe institucionet që sigurojnë zbatimin e rregullave ndërkombëtare“.

Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të punojnë me Francën në zbatimin e financimeve për klimën për të arritur synimet e Marrëveshjes së Parisit dhe për përshpejtimin e tranzicionit drejt ekonomive me energji të pastërt për të arritur emetimin zero deri në mes të shekullit“, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

LEXO EDHE:  “PD e dikurshme është kthyer në Republikën e Re”/ Topalli tregon çfarë ka ndryshuar nga dje sot

LEXO EDHE:  Kujdes! Monika kafshon dhe vret

Të enjten, ndërsa ishte në Berlin, sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania po bashkëpunojnë për të kundërshtuar mohimin e Holokaustit dhe antisemitizmin, një përpjekje që Sekretari i Shtetit tha se “do të siguronte që brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të mësojnë për Holokaustin dhe gjithashtu të nxjerrin mësime prej tij“.

Duke folur në Memorialin për Hebrenjtë e Vrarë të Evropës në Berlin, sekretari Blinken tha se mohimi i Holokaustit dhe antisemitizmi shkojnë krah për krah me homofobinë, ksenofobinë, racizmin dhe format e tjera të diskriminimit dhe janë bërë “thirrje bashkimi për ata që kërkojnë të shkatërrojnë demokracitë”.

Kjo është arsyeja përse ne duhet të gjejmë mënyra të reja për të sjellë në jetë historitë e Holokaustit, jo vetëm për të kuptuar të kaluarën, por edhe për të drejtuar të tashmen dhe për të formatuar të ardhmen tonë“, tha diplomati i lartë amerikan.

Ai dhe Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas nënshkruan një dokument mbi partneritetin dypalësh. Sekretari Blinken tha se të dy qeveritë do të punojnë për të forcuar edukimin dhe për të kundërshtuar mohimin dhe shtrembërimin e Holokaustit, duke ndihmuar nëpunësit publikë dhe të rinjtë të kuptojnë Holokaustin dhe antisemitizmin në thellësi dhe të ndiejnë një përgjegjësi për të ndaluar mizoritë”./voa

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“SPAK do jap shumë rezultate”/ Kim takon Altin Dumanin, zbardhen detaje

Publikuar

-

Nga

“SPAK do jap shumë rezultate”/ Kim takon Altin Dumanin, zbardhen detaje

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, Altin Dumanin.

Përmes një postimi në “Tëitter” Kim theksoi se SPAK do të japë më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

Sot takova Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, për të shprehur vlerësimin për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë.

SPAK do të japë më shumë dhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”, shkruan ambasadorja Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Liderët e BE-së Hungarisë: Respektoje LGBT-në ose dil nga blloku

Publikuar

-

Nga

Liderët e Bashkimit Evropian i kanë thënë Hungarisë që të respektojë të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) ose ta dalë nga blloku. Parlamenti hungarez e ka miratuar një ligj i cili ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.

Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit. Ndryshimet ligjore të propozuara, duhet të miratohen nga presidenti i Hungarisë.

BE-ja është e zemëruar me kryeministrin konservator të Hungarisë, Viktor Orban për miratimin e këtij ligji. Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, u tha gazetarëve më 25 qershor se gjatë samitit dy-ditor të bllokut, disa nga homologët e tij u përplasën personalisht me Orbanin në lidhje me këtë ligj.

Një ditë më parë ai tha se Hungaria “nuk ka më punë në Bashkimin Evropian”.

Kjo çështje ka kthyer në qendër të vëmendjes edhe diskutimet në lidhje me pamundësinë e BE-së për të frenuar “demokracitë joliberale” midis vendeve anëtare si Hungaria dhe Polonia.

Qeveritë e këtyre vendeve janë thellësisht konservatore, nacionaliste dhe mbajnë një qëndrim kundër migrantëve. Ato kanë shpërfillur standardet dhe vlerat demokratike të bllokut për vite me rradhë.

LEXO EDHE:  Basha akuza Prokurorisë/ Mashë e krimit në qeveri

LEXO EDHE:  Rama e pranon publikisht/ “Nuk i kam mbajtur të gjitha premtimet”

Sipas raporteve, vetëm Polonia dhe Sllovenia kanë mbështetur Orbanin për këtë ligj. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke komentuar përplasjet me Hungarinë, e quajti situatën si një betejë me civilizimin dhe kulturën.

“Unë thashë: Ju duhet të tërhiqni ligjin dhe, nëse nuk ju pëlqen kjo dhe me të vërtetë thoni se vlerat evropiane nuk janë vlerat tuaja, atëherë duhet të mendoni nëse do të qëndroni në Bashkimin Evropian”, tha Macron. Por, më vonë ai u tërhoq paksa nga qëndrimi i tij duke thënë se nuk e mbështet dëbimin e Hungarisë nga blloku.

Përpara samitit, udhëheqësit e 17 nga 27 vendet anëtare të bllokut nënshkruan një letër që dënonte çdo formë diskriminimi bazuar në orientimin seksual, duke thënë se “respekti dhe toleranca janë në thelbin e projektit evropian”.

Letra nuk e përmendi në mënyrë të qartë Hungarinë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se ligji është “i turpshëm” duke shtuar se ekzekutivi i BE-së po shqyrton edhe marrjen e veprimeve ligjore. Në anën tjetër, Orban ka thënë se ligji nuk është kundër homoseksualëve, por vetëm ka të bëjë me lejimin e prindërve të vendosin ekskluzivisht se si dëshirojnë të edukojnë fëmijët e tyre. REL

LEXO TE PLOTE