LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Për një të arrestuar ngrihemi një mijë”/ Çuni i Fahriut sulmon Ramën me parullë komuniste

28 Mars 2019, 17:53, Aktualitet CNA
“Për një të arrestuar ngrihemi një mijë”/

Ish deputeti i Republikës së Re, Klevis Balliu, i qenë prezent në protestën e përnatshme të banorëve të Astirit, që vijon pa ndërprerje prej 148 ditësh, iu drejtua kryeministri Edi Rama me një shprehje të ish-kryeminstres britanike Margaret Thatcher. Ndërkohë që nuk la pa përdorur edhe një parullë tepër të njohur dhe të përdorur masivisht nga diktatura komunuiste e Enver Hoxhës në të cilën babai i tij shërbente si correspondent militant i gazetës ?Zëri i Popullit?.

Parulla e përmendur nga Balliu i ri është sinonim i asaj ?një bie mijëra ngrihen?, që në versionin e përdorur nga çuni i Fahriut pas citimit të armikes së shquar të komunizmit Margaret Thatcher u konvertua në: ?Për 1 të arrestuar ngrihemi 1 mijë??

?Dëgjova ofendimet e radhës të Edi Ramës nga Parlamenti dhe po i them një fjalë të Margaret Thatcher. Nëse ti shpërthen në akuza ndaj qytetarëve të tu e ke kuptuar që je në ditën e fundit dhe Edi Rama e ka kuptuar këtë gjë. Edi Rama hapi veshët mirë se do të të vijë një grusht ballit nga populli po hap krahun edhe ik me të mirë. Sot u arrestuan 30 çuna të rinj protestues. Por ti Edi Rama e ke parë se ne për 1 të arrestuar ngrihemi 1 mijë ndërsa për 30 të arrestuar do të jemi 30 mijë?,-tha Balliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga