LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllet protesta e opozitës/ Basha flet për pazare  

28 Mars 2019, 12:16, Aktualitet CNA
Mbyllet protesta e opozitës/ Basha flet për pazare  

Është mbyllur tek selia e Partisë Demokratike, protesta e sotme e opozitës.

Në fjalën e tij, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se ?Me qëndresën tuaj dhe me zërin tuaj keni bërë të dëgjohet zëri i shumicës absoluite shqiptare me qëndrimin e prerë dhe të parevokueshëm ?Rama ik?

Më tej, ai deklaroi se beteja e opozitës nuk është për pushtet dhe as për pazare, por qëndresa është horizont i ri shprese për çdo shqiptar që do të ndërtojë një të ardhme europiane për fëmijët e tij.

?Kush nuk e ka dëgjuar nga hipokritët e kojtur me paratë e narkokryeministrit le ta dëgjojë. Kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë dhe qartë, zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë. Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo beteje ka nisur për çdo shqiptar, për të çliruar Shqipërinë nga qeveria e krimit. Kjo qëndresë ka nisur për t?i kthyer qeverisjen çdo shqiptari dhe nuk do ndalet deri sa ta bëjë realitet. Askush në këtë protestë, askush në këtë kryengritje demokratike popullore nuk është këtu për karrige, për pushtet dhe aq më pak për pazare por për t?i dhënë fund njëherë e mirë pazareve në kurriz të popullit, qytetarëve, demokracisë, lirisë. I vetmi Pazar që ka mbetur në Tiranë është pazari i gjësë së gjallit, kopja më e shëmtuar e pazarit të Milotit që po e merr përpara revolta e shqiptarëve të bashkuar?, theksoi kreu i PD.?-tha Basha.

Gjithashtu ai tha se ?shpresa për ndryshim fillon me largimin e bandës dhe kryehajdutit Edi Rama, për të realizuar qëllimin e përbashkët ?Për Shqipërinë si gjithë Europa?.

Po ashtu ai i ka bërë thirrje socialistëve, që ndihen të tradhëtuar t?i bashkohen opozitës.

?Socialistët e tradhëtuar, ngrini kokën e bashkohuni me këtë dritë shprese. Shqipëria nuk do jetë e oligarkëve grabitqarë dhe mashtrues. Do të jete e ardhmja e shqiptarëve të ndershëm. E ardhmja juaj, e ardhmja e Shqipërisë Europiane?-u shpreh Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga