LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi “masakron” Ramën/  Numëron dështimet e qeverisjes

28 Mars 2019, 10:35, Aktualitet CNA
Kryemadhi “masakron” Ramën/  Numëron dështimet e

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në protestën e opozitës para parlamentit, ka vijuar të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama.

?Sot jamë  e bindur që asnjëri prej jush nuk është i punësuar.

Jamë  e bindur që asnjë prej jush nuk ka pasur qoftë edhe një zgjidhje të problemeve, për të cilat kanë trokitur në dyert e shtetit të kapur të Edi Ramës.

Edi Rama vetëm në një vit ndërtoi në Tiranë 365 kulla nga paratë e drogës?-tha Kryemadhi.

Më tej, ajo tha se ?Politika jonë është të hapim vende të reja pune, për t?ju dhënë mundësi shqiptarëve të jetojnë në Shqipëri, për të pasur shtëpi e tyre, punën e tyre, arsim dhe shëndëtësi të barabartë, drejtësi të barabartë?.

Gjithashtu Kryemadhi tha se Rama jo vetëm nuk hapi vendet e punës të cilat premtoi, por largoi nga Shqipëria 400 mijë shqiptarë.

?Edi Rama dështoi në premtimin për të hapur 300 mijë vende pune, por largoi  400 mijë shqiptarë. Ky njeri do të kthejë edhe një herë vizat për shqiptarët.  Nuk hoqi TVSh-në për fermerët, por iu shtoi taksat?-u shpreh Kryemadhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga