LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kompleksi i Elektrës, babai dhe princi i kaltër

28 Mars 2019, 22:00, Aktualitet CNA
Kompleksi i Elektrës, babai dhe princi i kaltër

Sipas mitologjisë Elektra ishe bija e Agamemnonit dhe Klitemestrës. Ati i saj Agamemnoni sakrifikoi një fëmijë për të falenderuar perënditë. Gruaja e tij gjatë kësaj kohe pasi i shoqi i vrau fëmijën zhvilloi ndjenja hakmarrje. Kur u kthye nga lufta Agamenoni u vra nga dashnori i gruas të tij. Në këtë kohë Elektra me ndihmën e vëllait të saj Orestit vrau nënën dhe dashnorin e saj.

Sipas psikologëve kompleksi i Elektrës është homologu femëror i kompleksit të Edipit. Ashtu si Elektra vret të ëmën sipas mitit edhe Edipi vrau të atin.

Të dyja komplekset tregojnë pikën ku nis seksualiteti për qeniet njerëzore. Njeriu i parë të cilit i referohen vajzat është babai, ndërsa djemtë i referohen nënës.

Kompleksi i Elektrës kalon nëpër 5 faza: Faza orale, faza anale, faza mashkullore, faza e fshehur dhe ajo gjenitale. Çdo fazë lidhet me zhvillimin e zonave erogjene. Teoria e përpiluar fillimisht nga Frojdi filloi nga kompleksi i Edipit dhe më pas u kompletua si teori nga Gustav Jung.

Vetëm gratë që nuk e kanë kaluar kompleksin e Elektrës në fëmijëri shfaqen jo të qendrueshme dhe perfeksioniste ndaj marrdhënieve të tyre sentimentale. Kjo sepse kërkojnë një burrë aq perfekt sa edhe idealizimi që i kanë bërë babait të tyre. /CNA.al

Lajmet e fundit nga