LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klodiana Lala “kryqëzon” Arta Markun/ “Me të nuk sulmohet krimi i organizuar”

28 Mars 2019, 22:12, Aktualitet CNA
Klodiana Lala “kryqëzon” Arta Markun/ “Me të nuk

Gazetarja Klodiana Lala teksa fliste për vrasjen e Jurgen Kurtit dhe zbardhte detaje rreth kësaj vrasje shpërtheu në kritika ndaj Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohëshme Arta Marku.

Sipas saj, me këtë Prokurore që merret më shumë me politikën dhe median është e vështirë të sulmohet krimi i organizuar.

?Njëri nga të arrestuarit për vrasjen e Jurgen Kurtit, ka thënë se ka marrë një mesazh nga një numër që nuk e njihte për të mbajtur në vëzhgim Kurtin. Por me këtë Prokurori është është e vështirë të arrihet tek porositës.

Po të mos kemi një Prokurore të Përgjithshme që merret më shunmë me politikën dhe median, sulmon gazetarët dhe prokurorët dhe nuk merret me krimin e organizuar sigurisht që është shumë e vështirë për të arritur tek porositësi apo të goditen bandat kriminale me këtë kryeprokurore?,-tha Klodiana Lala./CNA.al

Lajmet e fundit nga