LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I publikoi videon e skandalit/ Vokshi i sulet Taulant Ballës

28 Mars 2019, 19:38, Aktualitet CNA
I publikoi videon e skandalit/ Vokshi i sulet Taulant Ballës

Pak më përpara kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla publikoi një video të ish-deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

Në video tregohet një protestues i cili ushtroi dhunë tek merr para nga deputetja Vokshi.

Ndërkohë që përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka vendosur që të reagojë në lidhje me akuzat e Ballës.

Vokshi e quan videon një shpifje të deputetit Balla, pasi ai e ka mendjen vetëm tek paratë.

?Nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB, duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë.

Taulant Balla, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë. E di që shitesh dhe blihesh lirë tek padroni i rradhës. Meqë të ka blerë krimi i organizuar prej kohësh, po të kujtoj që qytetarët e lirë as nuk blihen dhe as nuk mund të shantazhohen.

Keqardhje për nivelin ku është katandisur Partia Socialiste?,- shkruan Vokshi. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga