LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E pabesueshme/ Lulzim Bashës i ndodh çudia!

27 Mars 2019, 23:23, Aktualitet CNA
E pabesueshme/ Lulzim Bashës i ndodh çudia!

Vetëm Lulit mund t’i ndodhin këto çudi, dhe kuptohet vetëm në Shqipëri kalojnë kaq shpejt sikur ska ndodh asgjë, megjithëse Bashës i ndodhi sërish çudia.

Lulit i ndodh që të lidhë kontatë për 75.000 USD, paguan 25.000 dhe të gjithë mbeten të kenaqur! Nuk ka asnjë ankesë, është i qartë dhe Arben Ristani.

Vetëm Lulit i ndodh që e përfshijnë në skemë pastrimi parash për shuma deri në 650.000 USD dhe atij nuk ja ndjen fare dhe as denoncon publikisht, as padit në gjykatë. Njeherë thotë kam paguar 125 mijë, pastaj 500 e ca mijë, por me shqiptarë në Amerikë mbi 100 e ca vetë, pa asnjë listë e pa asnjë emër.

Vetëm Lulit i ndodh që ti dalin rrugës njerëz që paguajnë 150.000 USD për llogari të tij, thjeshtë se i ka lindur në zemër të paguajnë për Lulin.

Vetëm Lulit mund t?i ndodhë që të jenë kontraktuar nga Luli dhe për Lulin 1.025.000 USD, dhe në fund të jenë paguar vetëm 25.000, të cilat nuk janë deklaruar në KQZ për faj te Ristanit…

Vetëm Lulit mund t’i ndodhë që një kompani guackë, pa asnjë lidhje të dukshme me Shqipërinë dhe me autoritetet e saj, kryen një shpenzim të konsiderueshëm monetar për të promovuar partinë e tij.

Vetëm partisë së Lulit mund t’i ndodhë që një shpenzim i dikujt të devijohet si financim në dobi të PD-së dhe askush në parti të mos shfaqi as një  shqetësim, as kuriozitet dhe as nuk ndërmerr asnjë hap për të sqaruar prapaskenën e këtij financimi.

Vetëm partisë së Lulit mund t’i ndodhë që një personazh si Muzin, eventualisht keqpërdor marrëdhënien kontraktuale me PD-në për të fshehur burimin e të ardhurave kundrejt autoriteteve të SHBA-së dhe për partinë ky deklarim (që nëse është i pavërtetë njollos PD-në), nuk përbën nevojë për të kontaktuar autoritetet amerikane dhe për të sqaruar pozicionin e PD-së.

Shkëlzen Berisha shkoi deri në USA për të kërkuar të “drejtat” e shkelura. Po Luli do shkojë???

Të njëjtët shqiptaro-amerikanë që mblodhën fondet prej 500.000 USD herën e parë, a nuk do ndiheshin të lumtur të mblidhnin prapë po aq fonde për të paguar shpenzimet gjyqsore? Besojmë se po! Se do ta bënin për këdo që si kryetar partie do ish në hallin e Lulit, pas gjithë këtyre çudive që i kanë ndodhur.

Nuk mund të mos e bëjnë për Lulin! Të gjithë vrapojnë ti bëjnë favore dhe pa ja kërkuar fare Lulit dhe partisë së Lulit.

Është qetësuar Desada, lumturuar Elona, gëzuar Gazi, të gjithë fluturojnë si ai çdo ditë në Europë. Çudia që i  ndodhi Lulit u kalua. Rroftë Republika e Re./CNA.al

Lajmet e fundit nga