Connect with Us

22 vjet nga tragjedia e Otrantos/ Familjarët ende duke kërkuar drejtësinë

Aktualitet

22 vjet nga tragjedia e Otrantos/ Familjarët ende duke kërkuar drejtësinë

Publikuar

-

Data 28 Mars përkon me 22-vjetorin e tragjedisë së kanalit të Otrantës ku humbën jetën 81 persona, 24 prej të cilëve nuk u gjetën.

Si çdo vit familjarët kanë shkuar në Portin detar të Vlorës ku kanë hedhur lule në det. Mes lotësh familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 97.

Familjarët pas shumë  seancas gjyqësore të zhvilluara në të gjitha shkallët e gjykimit kanë fituar por deri më sot nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim për këtë ngjarje.

LEXO EDHE:  Padia e familjarëve/ Strasburgu vendos rihetimin e “21 Janarit”

Sipas familjarëve ata deri më sot kanë marrë vetëm premtime boshe dhe asgjë konkrete për këtë ngjarje të rëndë.

Në gjykimin e kësaj çështje është përfshirë edhe shteti italian pasi 22 vite më parë një anije italiane qëlloi në drejtim të anijes shqiptare.

Familjarët mes lotësh luten për drejtësi dhe shprehen se si varr të fëmijëve të tyre kanë detin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Një trupi i pajetë është gjetur pranë një grazhi në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, viktima është shtetasi P.B, rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazh është gjetur pa shenja jete shtetasi P.B., rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak.
U ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka para babain teksa është vetëvrarë”

Publikuar

-

Nga

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka para babain teksa është vetëvrarë”

Pastori Fitor Muça, i ftuar mbrëmjen e sotme në  emisionin “Opinion”, ku po mflitet për dramën e familjes Josifi, ai tha se i kishte njohur Blertën dhe Anisën gjatë kohës që ato frekuentonin kishën “Rilindja”, që ai drejton.

Pastori bëri me dije se vajzat janë shkëputur prej këtij besimi që në vitin 2013, ndërsa i ka cilësuar vajza të mira.

Ai tregoi dhe se Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i pallatit.

“Përsa i kam takuar dukeshin nomale madje mund t’i cilësoja vajza të mira. Të paktën në atë kohë po. Me sa di ato kanë kaluar trauma të mëdha. Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i një pallati përballë. Këtë unë nuk e dija atëherë, tani po e marr vesh. Kjo dramë është mbajtur e fshehur në mënyrë të veçantë, sa të mos kuptoje që kishin kaluar diçka të tillë. Nënën e tyre nuk e kemi takuar fare. Blerta thotë që ne kemi qenë deri në moshën 15 vjeçare dëshmitare të Jehovait dhe këtë ma vërtetojnë edhe besimtarë të kishës sonë që janë nga Përmeti. Më pas kanë shkuar në kishën Ungjillore në Përmet. Kur kanë ardhur në Tiranë, derisa kanë qenë pjesë e ungjillorëve atje, janë bërë pjesë e ungjillorëve edhe në Tiranë. Fundi i vitit 2009 fillimi i vitit 2010, kanë ardhur në kishën “Rilindja”. Ato janë larguar nga kisha Ungjillore në vitin 2013. Udhëheqësja që ka patur edhe Blertën pjesë të grupit është larguar në SHBA në vitin 2015. Ajo thotë që Blerta është larguar prej kishës gati dy vite më parë. Kisha “Rilindja” nuk ka qenë stacioni i tyre i fundit. Sikurse dëshmitari foli, e ka takuar Blertën dhe Anisën duke bërë punën e dëshmitarëve të Jehovait”, u shpreh pastori duke shtuar se Dëshmitarët e Jehovait nuk janë të krishterë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Ambasadorja Kim: 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet sërish

Publikuar

-

Nga

Reforma Zgjedhore/ Ambasadorja Kim: 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet sërish

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është ndalur gjerësisht tek Reforma zgjedhore, për të cilën u arrit një marrëveshje dakordësie mes palëve, në datën 5 qershor.

Në një intervistë për ‘Real Story’ në ‘News24’ Kim theksoi se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen në fjalë, ndërsa shtoi se aty nuk mund të ndodhin më ndryshime të tjera kur reforma të kalojë për miratim në Kuvend.

“Është e ndërlikuar sepse, mendoj, opozita që është jashtë parlamentit bëri një gabim. Nuk duhet të kishin ikur. Thënë kjo, ata fituan shumë vota në zgjedhjet e fundit pra qartësisht përfaqësojnë një pjesë domethënëse të popullsisë. Pra duhet të jenë pjesë e diskutimit, ndaj mendoj se ishte diçka shumë e mirë që u kthyen në tryezë për të negociuar çështjen e reformës zgjedhore. Në të njëjtën kohë, opozita që qëndroi në parlament bëri saktësisht gjënë e duhur. Në një kuptim, ata shpëtuan demokracinë shqiptare. Dhe sigurisht, shumica është shumica. Ajo që di është se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe, me sa di, kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen që arritën dhe kjo është diçka e mirë. Pritshmëria ime është që do ta ruajnë atë. Është e patjetërsueshme” u shpreh Kim.

LEXO EDHE:  25 vjet pas mbytjes së tragetit Estonia/ Tragjedia që iu mori jetën 852 personave 

LEXO EDHE:  Vetëflijimi në Kombinat/Psikiatrja Rreli: “Çmenduri familjare”, kjo simptomë kërkon nivel të lartë inteligjence

Sipas saj, 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet përsëri.

“Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit. Tani, e di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton.
Sepse kur njerëzit flasin për ndryshim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur. Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi ynë i menjëhershëm është shumë specifik. Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme”, tha mes të tjerash Kim./CNA.al

LEXO TE PLOTE