LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vangjeli- Salianjit: Bastin e ke me gjykatën, ose je mashtrues ose budalla që ta hodhën “Babalet”

27 Mars 2019, 11:13, Aktualitet CNA
Vangjeli- Salianjit: Bastin e ke me gjykatën, ose je mashtrues ose budalla

Gazetari dhe analisti Lorenc Vangjeli ka pasur një debat mjaft të ashpër mbremjen e djeshme në emisionin ?Opinion? me ish-deputetin Ervin Salianji.

Vangjeli ka thënë se Salianji bastin e ka në gjykatë, sepse prokuroria mendon që ai është mashtrues, dhe e ka çuar në ndjekje për kallëzim të rremë e fabrikim provash.

“Salianji është ose mashtrues ose budalla që ja kanë hedhur “Babalet”- tha Vangjeli.

Duke cituar audio-përgjimet, gazetari theksoi se ?Babale? dhe Alizoti në komunikimin e tyre thonë, ?A do na japin ndonjë lekë ata bq?., apo të kthehemi nga ana tjetër?.

?Alizoti me këtë term që personifikojnë një komunitet padrejtësisht të margjinalizuar, kishte parasysh Salianjin e te tjerë si ai në PD?, tha gazetari në debatin e tij të ashpër me ish-deputetin e video- skandalit erotik.

Nuk dihet nëse kjo frazë në dosje u përdor nga analisti, për të treguar dhe prefenca të tjera të zotit Salianji, pasi Vangjeli njihet për ironinë e tij me doza mjaft të forta./CNA.al

Lajmet e fundit nga